E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti ynë karagjoz, që nuk ka vend per Ledio Biankun 
Sot

Shteti ynë karagjoz, që nuk ka vend per Ledio Biankun 

Ledi Bianku, ish-anëtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Bianku i diplomuar për drejtësi në Tiranë dhe që ka kryer disa studime të tjera në Itali dhe Belgjikë ka mbajtur disa detyra në Shqipëri.

Ai ka qenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës, këshilltar i Presidentit dhe Parlamentit dhe ministrit të Drejtësisë në 2000-2007.

Gjatë vitit 2006-2007 ka qenë pjesë e Komisionit të Venecias dhe më pas në 2008 u bë pjesë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Presidenti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano ka informuar Presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës, Mato Tadiç për emërimin e Ledi Biankut si gjykatësin e ri ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.

Emërimi i Biankut në këtë post vjen në bazë të rregullave që përcakton kushtetuta e Bosnje Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese Bosnje Hercegovinës ka 9 anëtarë, katër prej të cilëve zgjidhen nga Dhoma e Përfaqësuesve të Federatës, dy nga Asambleja e Republikës Serbe, ndërsa tre të tjerë zgjidhen nga Presidenti i Gjykatës Evropian për të Drejtat e Njeriut pas konsultave me Presidencën boshnjake.

Ylli Manjani

Ledi Bianku shërbeu gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, i përzgjedhur nga shteti shqiptar.

Sot ai është përzgjedhur të shërbejë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Herzegovinës.

Shteti ynë nuk kishte një vend në Gjykatën Kushtetuese të boshatisur, për gjyqtarin e tij!!!!

Ky quhet shtet karagjoz!
Turp sa më ska!

Le që kush e humbi turpin ta gjejnë shtetarucët tanë!?

Nuk na ka hije, jo!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.