E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyhet  seanca në Gjykatën e Elbasanit për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri
Politikë

Shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri

Tahiri kërkon lirinë

Shtyhet seanca gjyqësore për Sajmir Tahirin. Seanca e kёrkuar nga ish-ministri Tahiri për të shqyrtuar kërkesën për liri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit. ёshtё shtyrë pasi Prokurori i çështjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe caktoi datёn 20 mars 2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs.

Ish ministri Sajmir Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.