E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyrja e hapjes së negociatave një moment i keq dhe shumë  problematike për Shqipërinë
Sot

Shtyrja e hapjes së negociatave një moment i keq dhe shumë problematike për Shqipërinë

Shumë problematike është shtyrja e hapjes së negociatave, si një moment simbolik për zgjerimin dhe ushqimin e shpresës në Shqipëri për gjetjen më në fund të kahjes së duhur. Kahjes së duhur për të patur shtet e përkatësi nëpërmjet tij në bashkësinë europiane.

Shumë problematike, sepse zgjerimi me një shtet si yni nuk bind, sepse as shpresa nuk ushqehet më dot me vullnete të hekurta eurokratësh, që ç’nuk sajuan e dot nuk ‘mashtruan’ anëtarët e bashkësisë mbi atë se ç’ndodh realisht këtu.

Shumë problematike, sepse edhe mbështetësit më të mëdhenj të kauzës së integrimit në Bruksel deklaronin se shtyrja e hapjes së negociatave për vitin 2019, që përkon me zgjedhjet për Parlamentin Europian do ta gjente Europën të çfokusuar. E nëse na pa vëngër kur qe sy e veshë këndej Europa, mund të imagjinohet se sa do na ‘e varë’ kur të jetë duke konsumuar politikën e vet në ethe zgjedhore.

Pa do jemi ne në zgjedhje në 2019 e aty ‘shkëlqen’ makineria jonë e çdo mëkati, që Europa s’po do të na e falë. Nga mungesa e reformës zgjedhore tek blerja e votës dhe lufta kundër krimit të organizuar, që organizon edhe zgjedhjet në Shqipëri.

Dhe mu për këto arsye, lajmi është edhe më dramatik, sepse qeveria e para di mirë gjithçka më sipër e në ‘lëshim’ si ky nga Europa do bëhet edhe më agresive, si ai që s’ka ç’humb më…në fakt si ai që mendon se kur nuk ka ç’humb, i lejon vetes gjithçka për të fituar ç’të mundet. Nuk ka humbje dinjitoze në këtë situatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.