E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHUHET HEROI I BURGJEVE KOMUNISTE PETRIT VELAJ
Uncategorized

SHUHET HEROI I BURGJEVE KOMUNISTE PETRIT VELAJ

Me hidhërim te thellë mësuam lajmin e hidhur se ka nderuar jetë një nga heronjtë e burgjeve komuniste nacionalisti dhe demokrati i spikatur Petrit Velaj .
Petrit Velaj, i lindur në Kaninë te Vlorës ishte një nga kundërshtarët e regjimit komunist qe ka vuajtur me gjate ne burgjet e diktaturës komuniste plotë 11 mijë e 778 ditë-netë burg, po që dikur do të ishte mysafir në Shtëpinë e Bardhë, madje ballë për ballë me presidentin e SHBA-ve, nuk e kishte menduar kurrë.

Ai ka vuajtur me shumicën e kampeve dhe burgjeve te Shqipërisë ka provuar tortura nga më mizoret por nuk është përkulur e thyer kurrë. Velaj, autor i disa librave ka lënë dëshmi e kujtime me rendësi te veçante historike për krimet e komunizmin por edhe qëndresën heroike te të burgosurve politike te komunizmit . Velaj është i vetmi ish i burgosur politik i komunizmit i ftuar personalisht në një vizitë ne Shtëpinë e Bardhë dhe ka zhvilluar një takimi koke me kokë me presidentin Bush.
Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë krenar dhe me respektin dhe vlerësimin me te madh për jetën , veprën dhe qëndresën e tij i shpreh ngushtimet me te thella e te sinqerta familjarëve dhe miqve të te ndjerit Petrit Velaj.
I pa harruar përjetë kujtimi i tij

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.