E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shyqyriu vdiq … por vetëm ai…!
Sot

Shyqyriu vdiq … por vetëm ai…!

NGA: Enkelejda VELIU

Shyqyriu vdiq. Vdiq..dhe nuk pranoi asgjë, si gjithë të tjerët.
E qanë..e lanë dhe e varrosën me “nder”..
Ndërkohë, përgjatë këtyre 28 vjeteve, duhet të kish vdekur, së paku 28 herë..  Shyqua i percolli një e nga një viktimat. Shyqua përcolli edhe At Zef Pllumin edhe pse e la gjallë, të rronte “Për me tregue”
Por jo..
Dhe ata te partise sime..e lanë patrazuar..
Asnjeherë nuk e kam fshehur bindjen time partiake..
Kjo sepse, une jam bijë e një fisi kulakesh..!
Pa të drejta..në ato vite..!
Dhe perpiqem me aq sa mundem, të jap kontributin tim në partinë, se cilës i kam falur dashuri, që në momentin e parë të krijimit të saj.., kur ende isha femijë..!
Por cuditem..
Si ka mundësi, që nuk arrijmë dot të bëhemi kryetar partie, të jemi kandidat për kryebashkiake ..apo deputet..!
Na largojnë sikur të kemi zgjebe..

E ndërkohë, një pjesë e atyre që kemi në krye, janë në më të shumtën e rasteve..bijtë e atyre..!
Atyre pra..
As emrat nuk dua tjua përmend..!
Sdi ..si filloi karriera e tyre..!
Nga erdhen..?!
Kush i pruri dhe i ngjiti aq lart..!?!

Ku të ka punuar babai ty..?!
Kryetar komiteti..

Po ty..?
Sekretar i parë i komitetit të rrethit..!

Po ty..?
Prokuror..

Mua nuk më vjen turp, të deklaroj që jam bijë punëtorësh… madje, e rritur varfër..!

Po ti që je i biri i filanit…!
Që ke ardhur e më ke uzurpuar partinë..cdo këtu..?!
Pse mendon se je më i zoti..?
Karriera jote fillon lehtë..e piketuar për të të cuar diku..dhe për të qenë dikushi
Ndërsa imja..aq e veshtirë..
Duhet të kaloj drurë e gurë..!
Madje, shumë herë perpiqeni të na fshihni..

E pra..unë e di pse nuk bëj dot karrierë..
Sepse, unë jam një degë..
Ti mua më këput..e më hedh kur të duash..
Ndërsa ai..është rrënjë..!
Na doni..sikundër iu duam..!
Pa kushte..!
Shyqyriu vdiq…por vetëm ai..!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.