E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si asnjëherë më parë, Albin Kurti i del në krah Hashim Thaçit
Bota

Si asnjëherë më parë, Albin Kurti i del në krah Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë publikisht me një qëndrim të fortë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke deklaruar se ka punuar në heshtje për lirimin e tyre që prej fillimit të procesit.

“Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet,” – tha Kurti, duke shtuar se tashmë “prokuroria e ka përfunduar rastin e saj” dhe “nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen më tej në paraburgim”.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti bëri publike për herë të parë letrën që kishte dërguar në shtator 2022 kryetares së Dhomave të Specializuara, Znj. Trandafilova, për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputet, bashkë me Rexhën i patëm paraqitur qëndrimet për këtë Gjykatë. E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi,” – shkruan Kurti, duke sqaruar se përgjigjja e Trandafilovës “nuk ndryshoi gjë”.

Deklarata e Kurtit vjen në pesëvjetorin e arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Procesi gjyqësor, që nisi në vitin 2023, ndodhet në fazën përfundimtare, ndërsa të akuzuarit i mohojnë kategorikisht të gjitha akuzat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.