E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si do arrestohet Taulanti i Bashkisë? Apo pas takimit me Sorosin do arratiset?!
Uncategorized

Si do arrestohet Taulanti i Bashkisë? Apo pas takimit me Sorosin do arratiset?!

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Këlliçi ka ironizuar takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me Aleks Soros, duke ngritur një ‘quizz’. 

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi pyet se si do të arrestohet ‘Taulanti i Bashkisë’, në zyrë, ke dalja e emergjencës, do të arratiset me porosi, apo do ta dorëzojë Veliaj me duart e veta në qeli. 

Taulant Tusha, është një nga personat nën akuzë nga SPAK-u për veprimet e Bashkisë Tiranë me inceneratorin që nuk ekziston në landfillin e kryeqytetit.

Postimi i plotë: 

Quizz nga Bashkia, pas takimit të Veliajt me Sorosin në Tiranë: 

a) Taulanti Bashkisë arrestohet në zyrë? 

b) Taulanti Bashkisë arrestohet ke dalja e emergjencës nga prapa godinës? 

c) Taulanti Bashkisë mer porosinë të arratiset? 

d) Taulantin e Bashkisë e shoqëron vetë me duart e tij Veliaj në qeli dhe flet për suksesin e reformës në drejtësi? 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.