E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e ka kapur klani Sadushi noterinë dhe drejtësinë dhe lidhja me mafien e kredive
Sot

Si e ka kapur klani Sadushi noterinë dhe drejtësinë dhe lidhja me mafien e kredive

Pogradecarja Mimoza Sadushi nga spiune e Sigurimit në kryenotere

Pogradecarja e “shtruar” Mimoza Jasharllari në publik njihet si notere Moza Sadushi, prej 17 vjetësh Presidente e Dhomës së Noterisë së Shqipërisë.

“Punëtorja e partisë” Moza Jasharllari, në vitet ’80 mbaroi shkollën e partisë në Sauk dhe më pas u dërgua në Librazhd nga dega e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit.

Në Librazhd njohu dhe u martua me operativin e sigurimit dega Librazhd, Arjan Sadushi.

Së bashku çifti Sadushi kontrolluan me dorë të hekurt për gati dhjetë vjet (1982 – 1991) organet e punëve të brendshme, prokurorinë dhe gjykatën e asaj kohe në Librazhd.

Në vitin 1991, Moza Sadushi infiltrohet në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Arjan Sadushi në Drejtorinë Qendrore të SHIK-ut, ku qëndron si operativ i fshehur “në lirim” nën urdhrat e Bashkim Gazidedes.

Ardhja e demokracisë e kthen “kryepunëtoren” Jasharllari, në kryenoteren Sadushi. Klani “Sadushi” kishte nevojë të kapte drejtësinë, gjykatat, noterinë.

Moza Sadushi futet notere në 1993 dhe klani zhduk të gjitha pengesat për ta bërë kryenotere në vitin 2006, kur kunati i saj Sokol Sadushi, kishte konsoliduar pozitat në sistem në Gjykatën Kushtetuese.

Prej 16 vjetësh “punëtorja” Moza Jasharllari alias Sadushi mban me sjellje të “butë” nën kontroll gjithë noterinë shqiptare.

Avni Jasharllari, i vëllai, oficer i vjetër i sigurimit, infiltruar pa shumë bujë në strukturën e lartë të Policisë së Shtetit ka ruajtur “krahët” e Mozës, bashkë me Arjan dhe Sokol Sadushin.

Klani “Sadushi” kontrollon noterinë, diplomacinë dhe gjyqësorin, duke shtrirë tentakulat në biznes. Pinjollët “Sadushi” kanë kapur poste në diplomaci, në përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe në Ambasadën shqiptare në Spanjë.

Arjan Sadushi i kamufluar si “punëtor” zyre i notere Mimoza Sadushi, pastron paratë e klanit Sadushi.

Kompania e mikrokredive “Capital Invest” me administrator Gëzim Balisha ish zëvendësit famëkeq të Gazidedes punon në tregun bankar me aksionet e Arjan Sadushit dhe vulën e noteres Moza Sadushi.

ISA.NET Sh.p.k. që drejtohet nën rrogoz nga “dora” e Arjan Sadushit ka kapur tregun e instalimit të pajisjeve kompjuterike dhe shërbimeve informatike.

Kryenoterja Sadushi nuk njeh rivalë në drejtimin e Dhomës së Noterisë. Kush del rival, digjet nga klani i ish sigurimsave “Sadushi”.

Këtë fat pësoi Artan Treska, noteri që guxoi të sfidonte vitet e fundit autoritetin e ish punëtores së sigurimit Mimoza Jasharllari. Dosja e tij “e zezë” doli nga sirtarët e arshivës “Sadushi”.

Gjithë transaksionet e pronave, kontratat e biznesit dhe çdo aktivitet noterial kontrollohet nga Klani “Sadushi” prej një sistemi elektronik i quajtur NISA.

Ky sistem elektronik ka sfiduar gjithë shtetin, pasi kontrollohet privatisht nga Sadushët. Çdo noter duhet të paguajë haraçin tek sistemi “Sadushi” pa të bëjë një kontratë.

Gjykata e Sokol Sadushit nuk lejon që sistemi elektronik të prishet nga ndonjë kontestim juridik. Klani i ish sigurimsave Sadushi vazhdon punën i qetë, në gjyqësor, diplomaci, biznes dhe noteri/ Prapaskena

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.