E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e parashikoi drejtori Andi  Betja në “Agon Channel”  faturën  110 milonëshe  që në vitin 2016
Sot

Si e parashikoi drejtori Andi Betja në “Agon Channel” faturën 110 milonëshe që në vitin 2016

Ja letra e hapur që Drejtori i Agon Channel i dërgonte Donald Lu pas mbylljes së televizionit nga Rama

Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Edi Rama nisi të ndërmarrë masa represive ndaj mediave në vend. 

E nisi ofensivën me Agon Channel duke stisur akuza pafund për investitorin italian, pronar të televizionit, Francesco Becchetti. 

Dhe pas javë e muaj të tërë agresiviteti, Rama ia doli të sekuestrojë Agon Channel, ndërsa njëkohësisht urdhëroi gjykatën t’i ngarkojë masë arresti biznesmenit italian, në mungesë. 

Por në morinë e këtyre zhvillimeve, në 8 korrik të vitit 2016, Drejtori Editorial i Agon Channel, Andi Bejtja iu drejtua përmes një letre ambasadorit të atëhershëm të SHBA në Shqipëri, Donald Lu. Pra, pak kohë pas mbylljes së Agon Channel nga qeveria.

Edhe pse e gjithë skena luhej përpara syve, ambasadori amerikan nuk e pa të udhës të bënte një deklaratë në mbështetje të medias, edhe pse dhjetëra gazetarë tashmë ishin pa punë dhe me rroga të prapambetura prej administrimit shtetëror të televizionit.  

“Ambasadori Lu, të paktën na duaj sa do një muxhahedin”, ishte fraza epike me të cilën Bejtja iu drejtua Donald Lu 7 vjet më parë. 

Sot jemi përpara një realiteti tjetër, Shqipëria, falë vendimeve personale të Edi Ramës, u dënua nga arbitrazhi me 110 mln euro, para të cilat do t’i paguhen investitorit italian nga buxheti i shtetit. 

Ja përmbajtja e letrës:

Nga Andi Bejtja

I nderuar Ambasadori Lu! Afërsisht para një viti ju shkruajta një letër të hapur fill pas masës arbitrare të arrestit ndaj Presidentit të TV Agon Channel F. Beketi. Ishte letra e parë e imja dhe e fundit.

E bëra se besoj se e dua Amerikën, them pak më shumë se Ambasadorja Vllahutin, duke besuar se si një nismëtar i dekriminalizimit, por tashme inaktiv për motive që mund ti dini vetëm Ju, do të kthenit një përgjigje për çështje që lidheshin jo thjesht me të drejtën e pagës dhe profesionit të qindra punonjësve të Agon TV, por edhe me atë dhunim skandaloz që iu bë drejtësisë për çështjen Beketi nga Kryeministri, të cilit Ju sot po tentoni t’i jepni jo thjesht Flamurin e Reformës në Drejtësi, po me veprime që kalojnë çdo limit sovraniteti po tentoni me dashje a pa dashje, t’i jepni vetë Fronin e Drejtësisë si koncept.

E bëra atë letër të hapur i shtyrë më shumë dhe nga miku im Fatos Lubonja, i cili me dinjitet të jashtëzakonshëm në këtë çështje, ka qenë gjithmonë më shumë i preokupuar për paratë që duhet të nxjerrin shqiptarët e varfër për të paguar “dëmin Beketi”, që në fakt është “dëmi Rama”, se sa për rrogën e tij a timen.

Ju kujtoj edhe njëherë se ky “dëm” erdhi si pasojë e raporteve hitleriane që tregoi Kryeministri Jo vetëm me drejtësinë po me gjithë segmentet e shtetit…

E Teksa Ju shoh tani që takoni një nga një deputetët e opozitës për t’i bindur të votojnë Reformën në Drejtësi, duke e lënë Edi Ramën të bëjë rolin e Ambasadorit Amerikan dhe vetë rolin e sekserëve të Rilindjes, them se bërë gabim atë botë që nuk kthyet përgjigje…

Ku i dihej… Nejse çfarë iku, iku… Nuk Ju mbaj mëri, sepse dy njerëz nuk i përgjigjen letrave të mia; Ju dhe gruaja ime.

Po të paktën, të paktën kur të vije ajo faturë dëmi material, ajo faturë e hakmarrjes së një Kryeministri dhe prishjes të të gjitha raporteve me Lirinë dhe Demokracinë, ajo fature si pasojë dhe e moskokëçarjes tuaj…. Të lutem shif mos negocion pak me Uashingtonin që t’i paguani Ju ato lekë, se që t’ju duam akoma, është mirë të na vërtetoni që një shqiptar e doni të paktën sa ç’doni një muxhahedin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.