Si e toleroni këtë sjellje tuajën që rrezikon jetë njerëzish?
Si është e mundur zotërinj oficerë!
Zoti oficer i policisë rrugore !
E respektoj shumë punën tënde sepse më mbron rendin, por mos i prish rregullat e qarkullimit rrugor sepse rrezikon të shkaktosh aksidente.
Aty nga ora 18 e ca ndodhesha në autorrugën Tiranë – Durrës, pikërisht ku disa vetura kishin pësuar aksidente të lehta.
M’u desh të frenoja shumë fort sepse veturat para meje bënë të njejtën gjë.
Nuk kuptova se përse kishte ndodhur bllokimi i rrugës.
Pastaj e u ndërgjegjësova.
Një veturë policie kishte ndaluar në mes të rrugës në krahun e majtë të saj kurse veturat e aksidentuara ndodheshin anash rrugës.
Sa mirë që kishte arritur policia rrugore!
E shpejtë. Bravo!
Por me dy gabime dhe shkelje të rënda që vinin në rrezik jetën e qytetarëve.
E para, kur vetura ndalon në rrugë duhej të kishte vendosur një trekëndësh nja 100 a 200 metra më përpara për të paralajmëruar veturat që vinin nga pas.
E dyta, vetura e policisë nuk kishte ndezur xhirofarët.
Mendova: Si është e mundur zotërinj officerë! Si e toleroni këtë sjellje tuajën që rrezikon jetë njerëzish?
Ju që na mbroni dhe ju respektojmë sepse keni punë të vështirë dhe fisnike.
Lutem si qytetar mos e përsërisni më.
Unë për pak theva kokën atje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



