Si festohen festat e fundvitit në zyrë!
Nuk punojmë në të njëjtën zyrë ama jeni të sigurt për çfarë do të ndodhë në ambientet ku ju punoni, gjatë Krishtlindjeve apo festave të fundvitit. Lexoni më poshtë dhe na thoni nëse jemi gabim:
– Ka gjithmonë një person në zyrë, i cili është më entuziast seç duhet për festat, që akoma pa u afruar mirë.
– I njëjti person që fillon të dëgjojë këngë Krishtlindjesh që në nëntor dhe të tregoj që i ka porositur që tani dhuratat online.
– Është dhe dikush ama që do të tentojë gjithmonë të vrasë shpirtin e festave, duke iu ndërgjegjësuar vazhdimisht se ndodhesh në një ambient profesional, e ju duhet të punoni.
– Një person i cili jep gjithmonë sugjerime se ku dhe sesi të organizohet festa e fundvitit.
– I gjithë stafi që për pak arrin të çmendë organizatorin e festës, duke e pyetur për të qindtën herë orën, kodin e veshjes dhe vendin se ku do të mbahet festa.
– Me siguri do të shikoni duke u puthur dy kolegë e kështu do të zbuloni një çift të sapokrijuar në ambientet e punës.
– Por, asgjë nuk është më zbavitëse dhe e sikletshme sesa kërcimi i shefit.
– E nesërmja e rezervuar vetëm për të konsumuar çdo detaj të natës së shkuar.
– Do t’i blesh një dhuratë një personi që nuk ke shumë konfidencë, edhe pse realisht nuk do t’i blesh asgjë, ama maksimumi do të shpenzosh për të rreth 5 mijë lekë, e ndikuar nga shpirti i festave.
– E njëjta gjë do të ndodh me ty, ku dikush nga fundi i korridorit do të sjellë një suvenir të lodhur me babagjysh dëbore nga ofertat e supermarketeve.
– Do të ketë nga ata që do të ankohen vazhdimisht nga tundimi i ëmbëlsirave që qarkullojnë në zyrë, duke u qarravitur se kanë gjithë këtë kohë që mundohen të hanë shëndetshëm.
– Do të jenë po ata që do të thonë vazhdimisht: Dreqin! Do filloj seriozisht dietën në janar.
– Gjatë janarit zyra do të ketë vazhdimisht mungesa, duke qenë se shumë persona nuk i morën pushim ditët e festave.
– Ndërsa pjesa tjetër do të marrë vazhdimisht ditë pushim nga gripi që një herë kap njërin, sa hap e mbyll sytë kalon tek tjetri.
– Niveli i produktivitetit në zyrë ndërmjet datës 25 deri më 31 dhjetor do të shkojë deri në 80 % më pak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


