E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ka ndryshu popullariteti i Belind Këlliçit  në një muaj
Politikë

Si ka ndryshu popullariteti i Belind Këlliçit në një muaj

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me mendimin  tyre për Belind Këlliçin. Nga muaj shkurt numri i qytetarëve që kanë mendim shumë pozitivë për Këlliçin ka rënë nga 12.2% në 10.8%. Por në një muaj numri i qytetarëve që kanë mendim pozitivë për Këlliçin është shtuar nga 21.6% në Shkurt në 27% në Mars.

Popullariteti i Belind Këlliçit/ Si ka ndryshuar ai në një

Po ashtu ka pasur një ulje ty numrit të qytetarëve që kanë mendim negativë për Belind Këlliçn nga 17% që ishte në Shkurt në 15.6% në muajin Mars.

Në këtë një muaj është ulur edhe numri i kryeqytetasve që kanë pasur mendim shumë negativë për Belind Këlliçin nga 14.4% që ishte në 11.9%.

Popullariteti i Belind Këlliçit/ Si ka ndryshuar ai në një

Por një rritje ka pasur numri i atyre që nuk e njohin Këlliçin nga 27.4% që ishin në Shkurt në 31.5% në Mars.

Nëse shohim numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitivë dhe shumë pozitivë për Belind Këlliçin në total nga muaj Shkurt që ishte 33.8% ka pasur një rritje duke shkuar në 37.8% në Mars.

Popullariteti i Belind Këlliçit/ Si ka ndryshuar ai në një

Tek ata që kanë mendim pozitivë dhe shumë pozitivë për Belind Këlliçin 40.7% janë meshkuj dhe 34.9% janë femra.

Ndërsa tek ata që nuk e njohin Këlliçin 27.8% janë Burra dhe 35.2% janë gra.

Popullariteti i Belind Këlliçit/ Si ka ndryshuar ai në një

Kur i klasifikojmë sipas grup moshave qytetarët që më së shumti nuk e njohin Belind Këlliçin janë mosha 25-34 vjeç, pasuar nga grup mosha 18-24 vjeç me 38.3%, grup mosha 65-75 vjeç me 31.4%, grup mosha 35-44 vjeç me 30.4%, grup mosha 55-64 vjeç me 23.8% dhe grup mosha 45-54 vjeç me 22.5%./  Euronews Albania

Popullariteti i Belind Këlliçit/ Si ka ndryshuar ai në një
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.