Si po pasurohen oligarkët e landfilleve të Ahmetajt e Gjiknurit, kush janë “kamikazët” e Rilindjes nën petkun qeveritar
Qeveria prej kohësh ka sajuar një burim fiktiv të të ardhurash, nën maskë zyrtare, në Durrës, Tiranë, Fier, Elbasan dhe Vlorë. Kjo skemë ka iniciator deputetin socialist Alket Hyseni dhe ish-ministrat Damian Gjiknuri e Arben Ahmetaj
Në këtë skemë ëshë i përfshirë edhe Klodin Zoto, bosi i tre landfilleve në Tiranë, Fier e Elbasan, i lecensuar nën logon “Inergrated Technology Services” që po vepron me logon “Integrated Energy B.V”, në ortakëri zyrtare me mikun e ekspozitave të kryeministrit Edi Rama, Giuseppe Ciaffaglione.

Fillimisht ndërtuesve u bëhet presion shtetëror nga Mërtiri e më pas Nallbani i tremb me sulme në media. Kjo skemë është propozuar nga Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka, dhe gjithashtu është miratuar një VKM në 2015-ën. Mërtiri dhe Nallbanidisponojnë listën e firmave ndërtuese që kanë marrë leje në KRRT nga 61 bashkitë dhe shkojnë e u thonë se po punojnë për bosët e shtetit. Kush kundërshton mer ndëshkimin nga trekëndëshi Bashki-IKMT-Mjedis, që godet me sekuestro, gjoba e shkatërrim objektesh.
Edhe pse çmimi zyrtar i transportit të mbetjeve është 228 lekë/m3, pronarët dhe ndërtuesit paguajnë deri në 440-500 lekë/m3. “Kamikazët” Mërtiri dhe Nallbani kanë marrë miratimin anti-ligjor nga bashkitë, banzuar në ligjin për integrimin e mbetjeve. Edhe nëse firmat e ndërtimit nuk duan t’i transportojnë dherat me këtë kompani, paguajnë dorazi tarifën e volumit. Për këtë arsye, në 5 qytetet e sipër përmendura, intertet figurojnë të evaduara (transportuara) për llogari të 3 landifilleve të “Integrated Energy B.V”, kur ekzistojnë edhe 334 subjekte të tjera që kryejnë këtë aktivitet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



