E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u sajua  historia e  Ramës, për një pakt të ri me Bashën!
Politikë

Si u sajua historia e Ramës, për një pakt të ri me Bashën!

Gjatë 2-3 ditëve të fundit, veçanërisht në mediat pranë Rilindjes ka pasur një diversion të madh, me “rrjedhje” informacionesh, sipas të cilave është gati një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, e cila do të finalizohet këto ditë.

Mbrëmë në emisionin, “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha u pozicionua hapur ndaj një zgjidhje të tillë të krizës, duke deklaruar se nuk mund të bëhet më pakt më një njeri, i cili u provua njëherë në vitin 2017 dhe tashmë qëndron në pushtet me vota të vjedhura, i rrënuar, i mbaruar, i kalbur dhe i zhytur në krim e korrupsion.

Por paralelisht me emisionin e Blendi Fevziut, në Top Chanel dhe pikërisht në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në telefonin e kësaj të fundit mbërriti një mesazh misterioz të cilin drejtuesja e lexoi plot entuziazëm. Sipas këtij “burimi të besueshëm” që sipas gazetares është një politikan shumë i njohur, marrëveshja Rama-Basha është në rrugë të mbarë dhe do të finalizohet së shpejti. Anonimi i Eni Vasilit, që me shumë mundësi e shihte emisionin në zyrën e Endri Fugës, madje dha edhe detaje dhe ndau postet e pushtetit tranzitor.

Sipas mesazh-dërguesit, Rama dhe Basha, do të bëjnë një marrëveshje të re si ajo e vitit 2017 dhe palët kanë rënë dakord paraprakisht, për një sistem të ri mazhoritar të pastër.  Po ashtu `konfirmohej`, se zgjedhjet do të mbahen në pranverën e vitit 2020 dhe Lulzim Basha do të bëhet kryetar i Parlamentit, kurse gjysma e qeverisë traniitore do ti përkasë opozitës. “Politikani i lartë” të cilit Eni Vasili ja mbajti emrin sekret me këmbëngulje shkruante gjithashtu, se qeverinë që do të përgatiste zgjedhjet në pranverën e vitit tjetër do ta drejtonte, Bashkim Fino, kurse Lulzim Basha do të zërë vendin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Ky mesazh me detaje për “marrëveshjen” e re, Rama-Basha, i amplifikuar live për publikun nga Eni Vasili në një Televizion Kombëtarë, ishte preludi i një diversioni dhe përpunimi të opinionit nga të gjitha mediat e tjera pranë Rilndjes.

Kjo ndodhi edhe pse paraditen e djeshme, Lulzim Basha, doli në konferencë për media dhe më i vendosur se kurrë paralajmëroi ashpër kryeministrin Rama; të gjithë ministrat e zyrtarët e administratës që firmosin e përpilojnë dokumente; deputetët që ngrenë dorën si skllevër për koncesionet; “biznesmenët” e implikuar, e këdo tjetër të përfshirë në grabitjen gjigante që po i bëhet shqiptarëve.

Mesazhet e Bashës nuk linin asnjë fije dileme për një “Pazar të dytë”, si ai i post Çadrës në vitin 2017, të cilin Rama e përdori në mënyrën më malinje. Për të vjedhur zgjedhjet e atij viti dhe më pas, për të vazhduar me vrull jo vetëm planin për kapjen e çdo institucioni, por edhe shumëfishimin e grabitjes së financave dhe të pasurive publike, së bashku me një grusht `biznesmenësh` të oborrit.

Ndërkohë që në studion e “Open” i jepej zë me të madhe kësaj “marrëveshje”, (E cila ngjan `copy paste` me atë të parën që dihet si e menaxhoi dhe përdori Rama), te Fevziu, Berisha- duke folur gjithmonë në emrin e tij personal- vazhdonte ta demontonte këtë diversion të Ramës.

Pyetja që ju shtrua për sondazh shqiptarëve që në nisje të “Opinion”, këtë të enjte ishte: A duhet të ketë një marrëveshje PD-PS?

Në fund të emisionit, edhe vetë Fevziu i habitur lexoi votën e shqiptarëve, për një marrëveshje të re Basha-Rama. Sipas rezultatit të këtij sondazhi online, doli se 74 % e shqiptarëve nuk duan më një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës.

Duket se pas asaj që bëri me marrëveshjen e post Çadrës, Rama, është bërë i pabesueshëm jo vetëm për demokratët dhe opozitarët në përgjithësi, por edhe për shumicën e shqiptarëve të cilët tashmë kanë kuptuar, se “timoni” që kërkoi dhe mori me të gjitha mënyrat 2 vite më parë ishte thjesht një mjet, për të rrjepur së bashku me një grusht të ashtuquajturish `biznesmenë`, edhe lëkurët e fundit që u kanë mbetur qytetarëve.

Prandaj në këtë situatë vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërhyri mbrëmë natën vonë me një deklaratë në rrjetet sociale

“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, sqaronte i vendosur Basha në Twitter, arsyet e këtij diversion për një marrëveshje apo më saktë, Pazar, të mundshëm mes tij dhe Edi Ramës, i cili e ka të shkrua në ballë se është fundosur nën peshën e ngrehinës së narko, krim, oligark, korrupsion-shtetit që ndërtoi gjatë këtyre 6 viteve!

Dhe e gjithë kjo strategji, përpara takimit të Ramës me kancelaren Angela Merkel, për të treguar se ai e ka gjithmonë dorën të shtrirë për opozitën, ndërkohë që të gjithë brenda dhe jashtë vendit e dinë të vërtetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.