Situatë dramatike në portin e Vlorës: Njerëzve u bie të fikët nga pritja 5 orë në radhë
Një situatë dramatike njoftohet se është krijuar në portin e Vlorës sot, pasi bllokimi i sistemit të kontrollit të pasaportave prej mëse prej 5 orësh, ka krijuar radha të gjata dhe lodhje tek udhëtarët. Në foton e publikuar më sipër, një qytetareje i ka rënë të fikët dhe ndihma e parë i është dhënë vetëm pas një ore.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik, shqetësimin e një qytetari në profilin e tij në Fb.
“Njerëzit heqin picirin në portin e Vlorës! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!” – shkruan Berisha duke publikuar tekstin e mëposhtëm:
“Doktor pershendetje
jam nje emigrant qe po kthehem nga porti i vlores
njerezit kan nga 5 ore ne kemb se spunon sistemi rames dhe Po na bije te fikt ne dogan
psh nga emigranti
Ambulanca ka ardh mbas nje ore”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


