E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“S’ka të paprekshëm”, Kryemadhi: Ikja e Ramës do jetë e dhimbshme, do e…
Politikë

“S’ka të paprekshëm”, Kryemadhi: Ikja e Ramës do jetë e dhimbshme, do e…

“Kur dilni në Bllok, vishni antiplumb”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e Beratit ka folur për ngjarjen e Xhisiela Malokut, duke thënë se s’mund të bëhen diferencime përpara ligjit edhe pse në këtë ngjarje ishte i përfshirë djali i deputetit.

Sipas saj, nuk është më i mirë djali i deputetit, sesa djali i një fermeri dhe të dy duhet të përballen njolloje para ligjit.

Për Kryemadhin nuk duhet të ketë të paprekshëm, vetëm se ke njohje me kryeministrin e vendit.

“Nuk është më i mirë djali i deputeti se djali i një fermeri. Nuk është i pakapshëm ai që ha dhe pi me Edi Ramën, por duhet të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. LSI mori vendimin prej një viti për të qenë në opozitë, jo se s’na  pëlqente pushteti, por LSI nuk mund të rrijë në qeverisje me bandat.

Janë dy mundësi ose të rrokullisemi në llumin e Edi Ramës, ose të ngrihemid he ti japim shpresë këtij vendi. Rama është njeriu që ka jetë gjatësinë më të madhe në pushtet dhe por ikja e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Atë populli do e largojë se ai nuk e ka frikën e opozitës, por frikën e popullit.”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.