E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali, Bashkia e Vlorës i jep 2 muaj në përdorim politik sheshin
Uncategorized

Skandali, Bashkia e Vlorës i jep 2 muaj në përdorim politik sheshin

Bashkia e Vlorës i jep në përdorim një partie politike një shesh publik për 2 muaj për qëllime elektorale!

Gjithçka vërtetohet nga një shkresë zyrtare të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lela e që mban datën 7 qershor. Në përgjigjen që qytetari i parë i Vlorës i ka dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim bën me dije pa të keq se sheshi para pallatit të sportit “Flamurtari” nuk është i lirë për takime elektorale, pasi i është dhënë në përdorim një tjetër subjekti politik për 2 muaj.

“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Dritan Leli. Madje ky i fundit i sugjeron LSI që të bëjë kërkesë për përdorimin e ndonjë tjetër ambienti në qytetin e Vlorës.

E gjitha kjo histori është një skandal i padëgjuar ndonjëherë dhe i paprecedentë në Shqipëri, ku bashkitë i japin në përdorim një partie një ambient publik për qëllime elektorale. Jo vetëm kaq, po sipas shkresës në fjalë sheshi i është dhënë në përdorim subjektit politik që më datën 1 maj 2017, plot një muaj para nisjes së fushatës elektorale. Vështirë të gjendet një bazë ligjore për të justifikuar këtë veprim të Bashkisë Vlorë, që në fakt e ka shkelur ligjin duke i ofruar hapësira publike një subjekti politik një muaj para hapjes së fushatës zgjedhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.