E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI i radhës/ Wizz air pasi i zbret nga avioni i lë pasagjerët  14  orë në aeroport.
Sot

SKANDALI i radhës/ Wizz air pasi i zbret nga avioni i lë pasagjerët 14 orë në aeroport.

Pasagjerët e Wizz Air u përballën edhe kesaj here me një përvojë të pakëndshme sot gjatë itinerarit të tyre nga Katania në Tiranë.

FOTO: Bileta e udhetimit nga Katania për në Tiranë

Udhëtarët pritnin të niseshin në orën 9 të mëngjesit dhe të mbërrinin në orën 10 e 20, por gjatë hyrjes në avion, u bënë tërheqje me arsyetim se ka defekt në aeroplan.

Pas kësaj, ata nuk morën asnjë informacion derisa u njoftuan se do të nisin në orën 21, me një vonesë prej 12 orësh. Kjo nuk ishte konfirmuar zyrtarisht. Më pas, në ekran u shfaq lajm se ndoshta do të nisnin drejt Tiranës në orën 23 e 30, pra në mesnatë. Shumica e udhëtarëve ishin nxënës shkollash dhe të moshuar. Askush nuk i dha shpjegime ose sqarime. Dhe kjo situatë e pakëndshme e pritjes dhe mungesës së komunikimit njerëzor u përballuan dhjetëra shqiptarë në aeroport. Është një situatë që të turpëron dhe që përsëritet e përsëritet në kohë dhe aeroporte të ndryshme por vetëm me pasagjerët shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.