Skandali/ Majlinda Bufi kërcënon sanitaren me vendin e punës se mori pjesë në mitingun e opozitës
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është regjistruar duke kërcënuar sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk.
Dallohet qartë presioni ndaj pastrueses, e cila ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Dhe kjo, sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.
Kishim dëgjuar nga të gjitha, por asnjëherë se kishim menduar se një kryetare bashkie me mbi 30 mijë banorë do të merrej me një sanitare shkolle, që faj të vetëm ka bërë që ka shkuar në mitingun elektoral të opozitës.
Në audio-regjistrimin e bërë publik te ‘Piranjat’ dallohet qartë presionin që i bëhet sanitares për vendin e punës dhe këshillat që i jep Bufi për shoqërinë me të cilat duhet të rrijë 46-vjeçarja. Nuk është barcaletë as ndonjë spektakël humori i fundjavës. Është realiteti i shoqërisë shqiptare i njëjtë me atë që kemi lënë pas tre dekadat e shkuara. Ndryshimi është se dikur të fusnin në burg ndërsa sot të lënë pa bukë. Kontrolli ndaj punonjësve të administratës, arrin në nivele edhe më banale, madje në kufijtë e së paimagjinueshmes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



