E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali në Britani, në festat e Boris Johnson dhe Liz Truss janë gjendur gjurmë kokaine
Politikë

Skandali në Britani, në festat e Boris Johnson dhe Liz Truss janë gjendur gjurmë kokaine

Në shtëpinë ku është mbajtur një festë e Liz Truss me aleatët politikë të saj janë gjetur gjurmë kokaine. Ky është lajmi i bujshëm i publikuar nga “The Guardian”.

Sipas burimeve të brendshme, pluhuri i bardhë i dyshuar si kokainë u zbulua në Chevening në verën e kaluar, para se Truss të fitonte garën për kreun e konservatorëve dhe të hynte më pas në garën e kryeministres së Angli, post të cilin e mbajti vetëm pak javë.

Një anëtar i stafit tha se kishin testuar pluhurin e gjetur duke përdorur një material që ndryshon ngjyrë kur bie në kontakt me kokainën dhe tregoi se droga ishte e pranishme.

Posedimi i kokainës është një vepër penale në Britani, që mund të çojë deri në shtatë vite burgim. I njëjti burim bën me dije se gjurmë të ngjashme kokainë janë gjetur gjatë karantinës në zyrat e “Downing Street Nr 10”, kur Boris Johnson ishte kryeministër.

Në festën e organizuar nga Truss, një burim tha se kokaina ishte përdorur gjerësisht thuajse nga të gjithë. Ai pretendoi se edhe disa nga aleatët politikë të Truss e përdorën atë. Nuk ka asnjë pretendim që vetë Truss ose Johnson kanë përdorur drogën ose që ata kanë qenë të dijeni për ekzistencën e saj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.