E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali në Elbasan/ S’përmbahet Saimir Kodra: Ky vend është kthyer në gjysmë hale, profesori me fjalor debil
Sot

Skandali në Elbasan/ S’përmbahet Saimir Kodra: Ky vend është kthyer në gjysmë hale, profesori me fjalor debil

Saimir Kodra ka deklaruar se situata në vend është shumë alarmante në universitete dhe se shumë studente tërhiqen për të treguar skandale të ndryshme.
Profesori i arrestuar Denis Hici dhe Saimir Kodra

Saimir Kodra shpërtheu në emisionin Opinion, teksa po diskutohej mbi rastin e pedagogut Denis Himçi i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.

Kodra tha se videot e publikuara në “STOP” janë një kambanë alarmi dhe se ky vend është kthyer në gjysmë hale.

“Ky vend është kthyer në gjysmë hale. Vajza ka vajtur me misionin e qartë që si ky, që vajzës i kërkonte favore seksuale, ka dhe të tjerë që kërkojnë lekë. Nuk ka alibi aty, aty është një profesor, me një fjalor debil me duket se qenka i asociuar dhe për doktor a ku ta di unë… Kjo histori duhet të shërbejë si kambanë alarmi. Unë kam një fat shumë të keq se kam shumë informacion se çfarë ndodh, por shumë studentë tërhiqen”, tha një nga drejtuesit e emisionit STOP.

Për profesorin Gëzim Tushi, pavarësisht se çfarë mund të thuhen për studenten, e ka provokuar apo jo, këto janë të pamoralshme. Sipas tij pedagogu që nuk administron dot veten e tij, nuk është i tillë dhe nuk duhet të jetë në atë vend pune.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.