E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për ‘Check Up-in
Uncategorized

Skandali/ Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për ‘Check Up-in

KLSH zbulon skandalin, Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për ‘Check Up-in’

2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme ka përfituar Vilma Nushi nga buxheti i shtetit për kompaninë koncensionare të ‘Check Up’.

Kjo është zbuluar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.

Tv Klan ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit është shprehur në një tjetër raport se organi kompetent që vlerëson nëse një kompani është subjekt i rimbursimit të tvsh-së apo jo është vetëm Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.

Në kontratën e shtetit me kompaninë që ka Check-Up-in nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga tvsh, ndërsa në ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetsore janë të përjashtuara nga kjo taksë.

Në rastin që kompania e cila ka kontratën për shërbimin e Check-Up është e përjashtuar nga tvsh, atëherë përfitimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Për të zgjidhur këtë dilemë, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje.

Koncesionet në shëndetësi për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 39 milionë dollarë, afërsisht sa gjysma e pagesave që jepet mbështetje buxhetore për kontratat e formës partneritet publik – privat. Në total pagesat për shërbimet e partneritetit me privatin arrijnë në 2018-ën 94 milion dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.