Skandali/Emërimi i Martin Selmayr si sekretar i përgjithshëm i Komisionit Europian me procedura te dyshimta
Sonila Meco
Në parlamentin europian diskutohet një rezolutë për atë, që cilësohet skandal në emërimin e Martin Selmayr si sekretar i përgjithshëm i Komisionit Europian. Në shkurt ai u emërua zv. Sekretar i Përgjithshëm, por në procedura të dyshimta, aspak transparente, duke u mohuar të drejtën kandidatëve të tjerë, ai u promovua brenda pak minutave nga Presidenti i Komisionit Europian Juncker si Sekretar i Përgjithshëm.
Akuza publike ndaj Komisionit sot është se nga arbitër i standardeve demokratike në Europë po përkulet vetë duke mos respektuar transparencën, mundësitë e barabarta, integritetin dhe rregullat.
Vetë Komisioni thotë se kemi ndjekur rrugë ligjore, por skandali ka marrë përmasa të mëdha duke vënë në dyshim respektimin nga ai të vlerave që vetë mbikqyr tek vendet anëtare e aspirante të BE-së.
Sa për të kuptuar se pse Macron ushtonte dje dhe pse tek ne justifikohen në zgjedhjen edhe të zyrtarëve të lartë pa transparencë e jo në frymë të kushtetutës.
Ndaj më të sinqertë me atë çfarë duam, një raport burokratësh, apo një shtet funksional.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



