Skena horror ndaj grave dhe fëmijëve të mjerë
Isha sot prezent te ajo që ndodhi te “Petro Nini”.
Kam parë skena horror.
Me erdhi per të vjellë më shumë sinqeritet. Mu perziente. Dhe kam gjithë diten që e kam mendjen aty.
Ika se duhet te reagoje ose te kepusje qafen ate që kemi berë gjithë jeten kur kemi parë padrejtesi.
Qindra policë që merreshin me 20 veta të mjerë.
Skena ishte e paimagjinueshme dhe nuk mund te pershkruhet. Gra në toke femije të lebetitur qe qanin dhe perkedhelnin nenat e tyre te shtrira në tokë. Mu mbushen sytë me lot dhe mua nuk me mbushen kollaj sytë me lot dhe ti me njeh.
Degjoje sa i ligjshem eshte pallati që do behet.
Shkodra beton ka qenë pronare e tokes në 1933 dhe shteti i Ahmet Zogut me vendim gjykate ja ka marre token nuk e di per cfare arsye. (Vendimet e gjykatave te kohes se zogut njihen nga shteti i sotem jo si vendimet e pas 44 qe nuk njihen).
Pasuria kalon pronesi shtet dhe ne 1956 fut disa banore qe jane keta sot. Ne 1993 ja blejne pronen shtetit familjet qe jetonin aty dhe e certifikojne ne Hipoteke.
Gjate ketyre viteve ngrejne kate pa leje dhe shtesa te cilat nuk i legalizojne dot si 400 mije ndertime pa leje qe jane bere ne Shqiperi, shumezim me 4 persona ne nje familje normale mesatarja i bie 1.6 milion te paligjshem pra gjysma Shqiperise. Pra ligji eshte nul kur nuk zbatohet per gjysmen e popullates se shtetit. Nese ligji nuk zbatohet eshte paraja e pa emetuar ne banke qe ska asnje vlere. Praktikisht quhen te ligjshem.
Shkodra beton hap një gjyq pas 1993 dhe gjukata Gjin Gjoni, Zeqine Sollaku (gruaja e Dhori Sollakut), Blerina Muçi (gruaja Muç Muçit), etj sorrolloplla si keto i njohin pronesine e tokes por jo te ndertimit Shkodra Betonit.
Tani Shkodra beton ka token keto kane objektin e ligjshem mbi truallin e ketij. Por ky i njeh vetem ndertimin e ndertuar nga shteti te cilin e kane me hipoteke te certifikuar nga shteti Shqiptar dhe jo shtesat dhe per kete qellim pranon te negocioje vetem per kete objekt. Dhe i thote tju jap dy hyrje dhe kepusni qafen te tere. Ka lidhur me duket dhe katin e dyte a te trete nje nga banoret qe eshte ok me Shkodra Beton dhe pretendon qe pervec tokes ka ne pronesi dhe nje pjese te katit te dyte ose te trete nuk jam i sakte per kete.
Banoret thone ne jemi pronare me certifikate qofte dhe per ate pjese qe kemi me certifikate dhe ti duhet te negociosh me se sben me ne.
Kjo eshte perplasja ligjore pak e shume e pergjithshmja dhe jo detaje.
Tani zoteria me permbarim dhe gjithë shtetin i shkon per ti nxjerrë jashtë me dhunë duke u futur pa ligj te kati pare qe eshte prone e certifikuar pra nuk mund te shkosh ne katin tjeter.
Te kjo shtepi janë rritur breza në pronen e tyre kane investuar leket e gjakut duke paguar taksa prone, duke e lyer, bojatisur, nderruar dritare e dyer, etj dhe keta i thone qe nuk je me pronare se ka thene Gjini Gjoni me shoke dhe po e mbeshtet Rama me Lleshin me Police duke terhequr femije zvarre dhe 1000 kurioze qe benin video dhe nuk solidarizoheshin me femijet dhe grate shtatzena qe dhunoheshin para syve te tyre perfshire dhe mua.
Neser do e kene rradhen keta kureshtaret ne mos e kane pasur me pare dikush te prona, dikush qe ju dogj qellimisht prona te sahati, dikush qe nuk sheh me kalamajte, niper e mbesa se i kane ikur nga syte kembet, dikush se AKU nuk kontrollon ushqimet kancerogjene qe hame perdite, dikush qe thith ajrin me kancer se na e jep Beso Taiwanit naften nga Ballshi dhe ta hedh ne treg pa perpunuar, dikush te 7 Xhuxhat qe jepen leje ndertimi kunder vendimeve te gjykatave, dikush qe femija ska ku te lozi se ska parqe dhe femija vuan nga hiperaktiviteti shoqeruar me ADHD, dikush te puna qe e heqin me pa te drejte, dikush te spitali qe ska doktor, dikush te policia se ska polica pasi gjysmat e drejtuesve jane be kerkim, dikush te gjykata e Gjinit, Artes, Preles, etj vemje si keto, dikush te politika qe tallet perdite, dikush te aksidenti me makine se ska siguri rrugore, dikush qe i vritet femija per nje karrikues se ka dale frika dhe te vrasin per hic gje, dikush te vajza qe u vra e u perdhunua ne mes te dites se dashuroi e shkreta njeriun e gabuar, dikush te edukatorja kopshtit qe sben per ate pune dhe te luan mendsh femijen tend, dikush te mesuesja, etj, etj te pafundme. 😡😡😡😡
Thjesht një gjellë e neveritshme
E keqja perparon perditë sepse e mira po vazhdon të rrije kureshtare./Publik.live
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



