Skenarët/ Ç’mund të bëjnë tani kundërshtarët e Bashës?
“Kjo PD siç është sot është e vajtueshme, por e nesërmja mund të jetë edhe më e vajtueshme” Kështu lëshoi alarmin Majlinda Bregu e dëshpëruar pas maskaradës që pa në mbledhjen e kryesisë së PD-së të hënën.
Pak kohë para fillimit të mbledhjes, një tjetër ish ministër i periudhës Berisha, Genc Ruli, i cili nuk denjoi të shkojë në farsën e mbrëmshme deklaroi: “PD e hëngri një grusht në 2013, po vazhdoi me këtë përçarje nuk do ta shohë dot më më sy fitoren”Nga ana e saj Jozefina Topalli i quajti si të neveritshëm ata që kanë mbetur në mbështetje të kryetarit “për bukën e gojës dhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në e vërtetë.
Po të njëjtëve njerëz iu drejtua edhe Astrit Patozi me fjalët: “Një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit”.
Të gjitha prononcimet e grupit të kundërshtarëve të Bashës konvergojnë një një pikë.
Kryetari i ngrirë po copton partinë. Atij sikur nuk i ka mjaftuar humbja e 200 mijë votave po këmbëngul të coptojë PD-në. Ai rrezikon ta drejtojë atë drejt një katastrofe edhe më të madhe.
Po atëherë çfarë mund të bëjë ky grupim (ashtu sikurse duhet edhe në foton lart ata janë njerzit që simbolizojnë PD-në në vite)? A kanë ata më forcë kur ashtu siç po duket Basha është nisur me vendosmëri në një rrugë qorre?
A ka vlerë alarmi i këtyre bashkëpunëtorëve të ngushtë të Berishës ndërkohë që lideri historik hesht si një sfinks dhe sheh partinë e vet se si i shkrihet përpara syve?
Sipas burimeve brenda grupit të kontestuesve të Bashës ata kanë shumë divergjenca mes tyre. Ndërsa të gjithë i bashkon vullneti për të ndëshkuar gafat e ububushme të kryetariot të ngrirë, gjithçka tjetër duket sikur i ndan. Ata janë të dyzuar për rrolin që po luan Berish në këtë garë.
Ata ishin të dyzuar nëse duhet ta bojkotonin garën apo duhej të paraqiteshin me një kandidat të përbashkët. Edhe në rast se miratohej ky version i dytë ata nuk binin në konsensus rreth një emri të vetëm.
Por pavarësisht këtij konfuzioni tre janë versionet që janë hedhur në tryezë si mënyra për të kundërshtuar autizmin e Bashës.
E para që të bëhën të gjitha përpjekjet që kjo garë të anullohet dhe të hapet një process i drejtë, i vërtetë dhe i barabartë.
Të gjitha shenjat janë se kjo mundësi po zvoglohet me shpejtësi dhe ish hierarkët e PD-së të mbetur pa pushtet brenda partisë mund ta kenë të vështirë ta realizojnë këtë obsion.
Versioni i dytë është ai i ostruksionizmit. Mobilizimi i PD-istëve anti Bashë për shkatërrimi
n e procesit dhe deri në prishjen e votimeve. Brenda këtij versioni janë hedhur edhe idetë e ngritjes së një çadre tek selia e partisë për të kërkuar zgjedhje të lira. Por ky poropozim nuk ka gjetur shumë mbështetje tek ish zyrtarët që nuk ndahen dot nga mendësia e të llogjikuarit si shtetarë.
Versioni i tretë është ai që nëse nuk arrijnë të bëjnë asnjë gjë deri në 22 korrik të shihet mundësia e krijimit të një force të re e cila do të qe plot me themelues të PD, ish zyrtarë të lartë të saj dhe do të qe shumë më përfaqësuese për militantët tradicionalë sesa alternative që ofron Basha sot. Por edhe për këtë obsion ka kundërshtime. Shumica e korifejve të tij e kanë provuar njëherë shijen e largimit nga PD, për tu rikthyer sërish më pas aty.
Por pavarësisht nga këto hipoteza qëllimi ku të gjithë bien dakord është të ushtrohet sa më shumë presion dhe me të gjitha format që mos lejohet një zgjatje e marëveshjes së 18 majit që do të ishte shkatërruese për PD-në dhe sidomos që të pengohet me të gjitha rrugët hyrja e Bashës në koalicion me Ramën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


