E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skerdi Drenova i OST i jep 5.2 miliardë pa konkurrencë firmës që ofroi 98% të fondit limit
Sot

Skerdi Drenova i OST i jep 5.2 miliardë pa konkurrencë firmës që ofroi 98% të fondit limit

Abuzimet me tenderat kanë filluar fuqishëm javët e fundit. Janë shtuar dukshëm tenderat me vlera të larta të cilët fitohen në mënyra të dyshimta. Ka gjasa se përgjithësisht kjo ndodh për shkak të afrimit të fushatës zgjedhore ku politikanët fillojnë të “kolliten” nëpërmjet tenderave në mënyrë që të marrin votat e duhura.

Një rast tepër i dyshimtë është edhe tenderi që do t’ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, OST. Ky institucion i drejtuar nga Skerdi Drenova, ka organizuar një tender të denjë për hetim nga SPAK.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-55400-12-29-2022 dhe me objekt “Zhvillimi i skemës dhe rikonstruksioni i Nënstacionit 220/110/35/20 kV Sharrë”. Fondi limit i këtij tenderi është 443,813,943 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Abuzimi në këtë rast është i pastër, pasi shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy firma. Njëra që ka ofruar zero lekë dhe tjetra që është shpallur fituese. Skema është tipike zhvatëse dhe tenderi duket se është thjesht njëri nga ata që përdoren për të mbushur xhepat e pjesëmarrësve.

Më konkretisht shikohet se ka marrë pjesë firma “PRIMA ENERGY” së bashku me “ENCOAL” me ofertën prej 435,825,292 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH, dhe nga ana tjetër firma “SARDO” që nuk ka paraqitur fare oferte ekonomike.

Rrjedhimisht fitues është shpallur bashkimi i dy kompanive që përmendëm më lart të cilat ishin të vetmet që ofruan vlerë. Jo vetëm kaq, por vlera fituese rezulton të jetë sa 98% e fondit limit të tenderit, duke ngritur në këtë mënyrë dyshime të forta se kemi të bëjmë me një procedurë ku fituesit kanë qenë të ditur që në fillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.