Socialisti kundër shembjes së teatrit: Po kërkoj deputetin që votova
Shembja e teatrit vijon të diskutohet, edhe pas kalimit të ligjit në Kuvend.
Demokrati Luçiano Boçi ka publikuar pak më parë një foto të dërguar në inboxin e tij nga një qytetar socialist, i cili është tërësisht kundër shembjes së godinës së teatrit.
Mes të tjerash, Boçi kujton se ç’u tha Basha deputetëve të majtë, teksa këta të fundit miratonin “urdhrin” e dhënë nga Rama.
Boçi shkruan:
Jeni dele” – iu drejtua Bashadeputetëve të majtë tek votonin ligjin për shembjen e Teatrit. Asnjërit nuk i lëvizi qerpiku. Jo nga trimëria, por nga frika se mos ngatërronin butonin e votimit pro.
Foton ilustruese ma nisi një qytetar i majtë kundër shembjes së Teatrit, me diçiturën: Po kërkoj deputetin që votova!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



