E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sokol Shameti : Kjo do të ishte kauza e Opozitës  në interes të qytetarëve
Sot

Sokol Shameti : Kjo do të ishte kauza e Opozitës në interes të qytetarëve

Në një analizë Gazetari Sokol Shameti ka një këndvështrim interesant:

Ka një mënyrë sesi opozita mund të japë një shembull të qartë se kauza e saj është sinqerisht në interes të qytetarëve dhe se ngujimi i saj në çadër nuk është alibi për t’u fshehur nga disfata.

Bojkot i Kuvendit? Bojkot i zgjedhjeve? Këto janë taktika që i vlejnë luftës ndërpartiake mes PD dhe kundërshtarit të saj në garën për pushtet.

Por ka edhe disa çështje të cilat janë në interes direkt të qytetarëve për të cilat, PD edhe duke vazhduar luftën e saj guerrilase kundër PS-së, mund të ndihmojë.

1- Votimi i vettingut (që do t’i heqë këtij kryeministri abuzues përpjekjen patronalizuese mbi të).

2- Zgjedhja e presidentit nga populli (që do të sjellë shkarkimin e këtij presidenti jokonsensual)

3- Sistemimi përfundimtar i kodit zgjedhor (që do t’u japë fund Parlamenteve të gangsterëve dhe idiotëve)

4- Rregullimi përfundimtar i të drejtës së popullit për referendum (që do t’i kthejë popullit pushtetin)

5- Sanksionimi i qeverisë së përhershme teknike muajt e fundit të çdo mandati (që do t’i bëjë zgjedhjet të pakontestueshme)

6- Ndalimi i përjetshëm i importit të plehërave (që do ta bëjë Shqipërinë të paaksesueshme nga Mafia).

Për të gjitha këto çështje, që PD dhe Basha kanë treguar formalisht vullnet, është ndoshta momenti i fundit kur kjo parti mund të kalojë nga fjalët tek vepra konkrete duke treguar se jo vetëm flet për to, por edhe i beson seriozisht.

PD duhet të përdorë atributin që u jep Kushtetuta 27 deputetëve për të thirrur një Referendum kombëtar. Një referendum popullor për disa çështje njëkohësisht. Janë çështje sensitive, të cilat janë kritikuar rregullisht këto vitet e fundit dhe të cilat qëndrojnë në thelb të këtij peizazhi të zymtë politik dhe social që ka pllakosur në Shqipëri. Të vendosë pra populli.

PD le të hedhë një hap që e transferon për herë të parë vendimmarrjen nga klubi i partive politike duke ia lënë në dorë vetë qytetarëve. Me kërkesë të 27 deputetëve, mund të shpallet një referendum, i cili madje mund të kryhet edhe më 18 qershor, për lehtësi infrastrukturore.

Më 18 qershor, qytetarët mund të thirren në kutitë e votimit. Kush dëshiron të votojë për partitë që marrin pjesë në zgjedhje, le të votojë me një fletë votimi për to. Kush dëshiron të votojë në referendum për disa çështje të rëndësishme si këto të mësipërmet, le të marrë fletën tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.