E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sondazhi i Euronews Albania:  Të pavendosurit kanë në duar fatin e zgjedhjeve
Uncategorized

Sondazhi i Euronews Albania: Të pavendosurit kanë në duar fatin e zgjedhjeve

Ditën e sotme janë publikuar edhe rezultatet e sondazhit të dytë të kryer nga kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania.

Në krahasim me sondazhin e parë, ka një rritje të lehtë për opozitën e bashkuar dhe një rënie gjithashtu të lehtë për Partinë Socialiste, por sërish kjo e fundit qëndron 1 pikë më lart se opozita.

Janë 42.8% e të anketuarve që thanë se do të votonin opozitën e bashkuar, ndërsa 43.8% deklaruan votën e tyre në favor të Partisë Socialiste.

Të pavendosurit janë 8%, që duket se do të kenë në duar fatin e zgjehdjeve të 25 prillit, për shkak të diferencës shumë të ngushtë mes opozitës dhe mazhorancës.

Shqiptarët iu përgjigjën gjithashtu pyetjes nëse duan të qeverisen nga një parti e vetme apo nga një koalicion partish, ku 50.4% votuan për qeveri nga një parti e vetme dhe 40.5% thanë se duan qeveri nga një koalicion partish.

Bazuar në votën e vitit 2017, 92 për qind e elektoratit të PS do të vazhdonin të mbështesnin partinë socialiste, ndërsa kjo shifër tek Partia Demokratike ishte disi më e lartë, 94.5%.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.