E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sonila Meço  për Ramën: “Është ekonomia, o idiot”
Sot

Sonila Meço për Ramën: “Është ekonomia, o idiot”

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me situatën ekonomike në vend.
“Po e thotë prej kohësh shqiptari, ka krizë ekonomike. Po mbyllen biznese të vogla, po e shterojnë taksa e tarifa buxhetin e familjes.

Po e thotë prej muajsh FMN se po rrezikohet seriozisht ekonomia me politikat e konçesioneve. Paralajmërim i fortë i pak javëve më parë, paraprirë nga Banka Botërore e pasuar nga USAID. Po ngulfatet ekonomia: Stop me PPP-të!
Nëse arrin deri në fyt laku, o do ta lësh të të mbysë, o do mobilozosh çdo forcë të mbijetosh. Si mundet të dëgjojë kjo qeveri, çdo qeveri? Si mund t’ja marrësh vëmendjen? Si? Pse duhet çuar në zgjedhjen e dëshpëruar ‘gjithçka për gjithçka’ e të bëjmë të ndjeshmin ndaj dhunës? Po dreqi ta hajë pse duhen provokuar me dhunë deri në këtë pikë nervat e shqiptarëve nga arroganca e politikës?

‘Është ekonomia o idiot’, shprehja e famshme nuk zhbëhet me kohën, sepse stomaku kryen po të njëjtat funksione”, shkruan Meço në rrjeti social.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.