E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sonila Meco:Ju lutem pak vëmendje tek jetimët e Shqipërisë.
Sot

Sonila Meco:Ju lutem pak vëmendje tek jetimët e Shqipërisë.

Kjo është një javë simbolike, që do të përqendrojë fort vëmendjen tek jetimët e Shqipërisë.

Zgjedhur për të përkujtuar një shekull kujdes e pëkushtim ndaj të privuarve prej dashurisë së prindërve biologjikë, ne strehëzën e parë vorfnore në vend, e gjithë java do të shndërrojë shumë hapësira e institucione, si vetë Presindencën, në një shtëpi të madhe mirënjohjeje e dashurie për kë iu përkushtua jetimëve, për vetë ata që braktisur nga fati ndërtuan një jetë, duke e ndërtuar fatin vetë.
Një nga njerëzit që nuk le të shuhet dritëza e shpresës së një jetë më të mirë, së një të ardhmeje rrethuar me dashuri për jetimët shqiptarë është Ilir Çumani. Ai dikur qe një prej tyre, sot ndihet prind i shumë prej tyre dhe njeriu që prej më shumë se një dekade më njohu me përmasa të reja të dashurisë për tjetrin. Faleminderit Ilir!

U përulem me mirënjohje atyre mësuesve, kujdestarëve, njerëzve të thjeshtë, që fati i sprovoi të shndërrohen në prindër të fëmijëve që nuk i sollën vetë në jetë.
Faleminderit për dashurinë që mbron njeriun nga vetmia e braktisja.

Ndjej të kërkoj pak më shumë vëmendje për ata fëmijë që nuk u dimë emrat, nuk u njohim fytyrën, dëshirat e ëndrrat e që në përditshmërinë e shqetësimeve të familjeve tona i injorojmë me, ose pa dashje. Kjo është java simbolike e tyre, do të kujtohen për ta në festa, ndoshta edhe në një ditë të zakonshme. Por ata janë përditë aty, dikur kolegu, miku, mikja, dhëndri a nusja me të cilët fati mund të na lidhë. Por mbi të gjitha janë prova e vërtetë e aftësisë sonë për të qënë njerëz❤️

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.