E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soros pas zgjedhjes se Trump ka humbur 600 milion dollare dhe 92 vende ne listen e pasanikeve te botes.
Uncategorized

Soros pas zgjedhjes se Trump ka humbur 600 milion dollare dhe 92 vende ne listen e pasanikeve te botes.

Parid Turdiu

Soros 87 vj. kishte 26 miliard. Para dy ditesh 18 miliard ia kaloi organizates se vet bamirese Open Society Foundations, e cila u be keshtu e dyta me e madhe ne bote, pas Gates Foundation.

Parate ishin ne firmen Soros Fund Management LLC, ne emer te George Soros. Thjesht u hap nje llogari tjeter, ne emer te Open Society, dhe 18 miliard u transferuan aty. Pergjegjesia per strategjine e investimeve tani ndahet ndermjet George Soros dhe nje komiteti investimesh te Open Society (te rekrutuar nga ai).

Fillimisht Soros Fund Management LLC ishte nje hedge fund, qe manaxhonte llogari klientesh te jashtem. Para disa vjetesh ua ktheu parate klienteve dhe filloi te merrej vetem me fondet e veta. Kjo ne USA quhet “family office”, nje strukture ne mode te pasaniket e USA.

George Soros e filloi bamiresine me 1979, me misionin per te luftuar kunder komunizmit ne Europen Lindore. (Duke i luftuar i hyne ne qejf. PT)

Me 1984 Soros hapi nje fondacion ne Hungari, i cili u dhuronte fotokopjatriçe universiteteve dhe librarive, me qellim per te thyer monopolin e qeverise mbi informacionin. Perpiqej te popullarizonte “shoqerine e hapur” kunder regjimeve autoritare. Kete shprehje e huazoi nga mesuesi i vet Karl Popper, nje predikues i sistemit te demokracise liberale

Open Society tani ka 40 fondacione, ne shtete nga Afganistani ne Afriken e Jugut.

Disa here Open Society ka shkaktuar zemerimin e forcave nacionaliste vendase, si psh ne Hungari ku qeveria ka organizuar fushata kunder perkrahjes se Sorosit per refugjatet. Soros kerkon qe barra e refugjateve te ndahet ndermjet vendeve te Europes.

Ne USA, ku Soros eshte nje perkrahes i rendesishem i partise demokratike dhe çeshtjeve liberale, ka ndeshur zemerimin e konservatoreve. Ne USA Open Society ka luftuar per te reformuar emigracionin dhe burgjet e ofron programe edukimi per te rinj te zinj dhe latino. Ka perkrahur kauzen e Black Lives Matter.

Ne total Soros dhe Open Society kane dhuruar 14 miliard dollare. (Sa jane te vete Xhorxhit dhe sa jane kontribute te shtetit amerikan apo nga burime te tjera nuk dihet. PT)

Soros perkrahu Hillary-n dhe krtikonte Trump me ze te larte. Fushata Trump e quajti “nje kundershtar ne luften globale per te sunduar boten.”

Si investor Soros beri levizje te gabuara pas zgjedhjes se Trump, sepse besonte se bursa do binte. Ndodhi e kunderta, bursa u rrit me 25% dhe Soros humbi qindra miliona dollate.

(Nga Wall St. Journal)

Dje revista Forbes shkruante se, qe kur u zgjodh, Trump ka humbur 600 milion dollare dhe 92 vende ne listen e pasanikeve te botes. Tani pasuria e tij vleresohet ne 3.1 miliard, ne vend te 238. Humbja me me madhe eshte regjistruar ne vleften e pronave ne Manhattan. Gjitheashtu shpenzoi 66 milion ne fushaten e vet dhe 25 milion ne nje çeshtje gjygsore. PT

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.