E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot ishte çfaqja finale e mortit…..
Sot

Sot ishte çfaqja finale e mortit…..

Ilir Demalia

Parlamenti, sot, tregoj edhe njëherë, se është vend i kapur nga krimi, korrupsioni, imoraliteti, paaftësia, banditizmi, në pushtet, në parlament, në “opozitë”. Si shoqëri civile, media, si shëmtirat mendore që e quajnë veten intelektualë, në ata lakej regjimesh që e quajnë veten artiste e krijues duke mos u lodhur në përuljen e osanarave ndaj bandave te radhës që drejtojnë vendin gjatë këtij tranzicioni ashtu si dje në diktaturë të njëjtën bëjnë dhe sot duke i shërbyer bandave, me popull që nuk ka mundur të krijoj respekt për veten si i nënshtruar para bandave respektive ne pritje te radhës për t’u bërë pjesë e bandës, gjë që e tregon inkriminimi në të gjitha capilarët e shoqërisë dhe shkatërrimi i vendit deri në denatyralizimin e natyrës.

Shqipëria jo që nuk ka filluar ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor, jo që nuk ka filluar alfën e demokracisë dhe funksionimin e saj, por në të kundërt: shqiptarët po tregojnë dita-ditës se mund të funksionojnë vetëm si shoqëri klanore bandash e cubash që mbajnë nga nje flamur partie te bandë-partisë.

Janë kembanat e fundit t’u ngritur për nje pëmbysje te madhe jashtë partive-banda për mos-mortin përfundimtar të shoqërisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.