E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot na mblodhi infermjere Vera!
Uncategorized

Sot na mblodhi infermjere Vera!

Tritan Kalo

Pranvera MERSINI, infermjere Vera sikundër njihet më së shumti, na mblodhi sot për të festuar përfundimin e punës së saj dhe daljen në pension.

Vajza 16 vjeçare e cila e nisi punën e saj të infermjeres më 1973 në Spitalin e Pediatrisë, sot Shërbimi i Pediatrise në QSUT “Nënë Tereza”, ju bashkua ekipit tonë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive më 1996.

Një infermjere model e përkushtimit, e profesionalizmit, e saktësisë në plotësimin e çdo detyre të ngarkuar, Vera do të jetë një mungesë e madhe në të ardhmen për të gjithë ne.

I urojmë Verës një pension sa më të gjatë dhe plot shëndet e lumturi. Respekt e mirënjohje për punën e saj të palodhur!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.