E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK  dërgon kërkesën për Arben Ahmetajn në Kuvend
Politikë

SPAK dërgon kërkesën për Arben Ahmetajn në Kuvend

Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Klan News, kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvend. SPAK kërkon po ashtu autorizim nga Kuvendi për kontroll në banesat dhe zyrën e Ahmetajt.

Në kërkesën që SPAK ka depozituar në Kuvend, hmetaj akuzohet për 3 vepra penale; korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie.

Fillimisht, Prokuroria hetoi rolin e tij në inceneratorin e Elbasanit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë, në muajin shkurt regjistroi një tjetër procedim pas një kallëzimi për 3 akuzat e tjera.

Akuza e shpërdorimit të detyrës, ka rënë.

Më herët, njerëzve të afërt të ish-ministrit iu sekuestruan 2 vila, me dyshimet se posedohen në mënyre indirekte prej tij. Gjithashtu, me kërkesë të SPAK në mars u ushtrua kontroll në banesën ku ai jeton.

Më datë 22 Maj, Arben Ahmetaj dëshmoi për më shumë se 5 orë në SPAK dhe pas daljes nga prokuroria tha se kishte sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.