E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK dhe GJKKO urdhër arresti, për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
Uncategorized

SPAK dhe GJKKO urdhër arresti, për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

SPAK ka lëshuar ditën e sotme dy urdhër arreste, për gazetarët e kronikës së zezë Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza si anëtar i organizatës kriminale. Për të dy gazetarët e njohur ka një vendim gjykate për “arrest shtëpiak”.

Ndërsa, për gazetarin Elton Qyno është akuza e korrupsionit dhe është vendosur masa detyrim paraqitje.

Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.

Mëngjesin e sotëm, skuadra të BKH-së, me urdhër të kreut të SPAK, Altin Dumanit, dhe prokurorit Vladimir Mara, kanë ushtruar kontrolle në banesat e disa gazetarëve në Tiranë. Aksioni zhvillohet në kuadër të një procedimi penal që ende mbetet misterioz, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi synimet dhe transparencën e këtij veprimi.

Në mesin e atyre që janë prekur nga kjo goditje është gazetari i njohur Elton Qyno, banesa e të cilit në Astir u kontrollua në prani të dy djemve të tij të mitur, duke shkaktuar tronditje në familje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.