E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK godet bashkitë periferike/ Manjani: Pse   s’preket Veliaj me shokë?!
Sot

SPAK godet bashkitë periferike/ Manjani: Pse s’preket Veliaj me shokë?!

Në ka gjë që SPAK ia ka marrë dorën, është goditja e bashkive periferike. Duhet të themi edhe ndonjë fjalë të mirë padyshim. Por të mos harrojmë, sikur të fondin e investimeve vjetore ta ketë vjedhur 100% ky drogaxhiu i Bulqizës, nuk e lan dot një këst të vetëm që Erion Veliaj paguan inceneratorin që mungon.

As nuk e fshin dot atë shkresën ku Erioni shprehet dakord për hesap të këshillit e madje edhe për Kavajën. Në burg janë sot për shumë më pak sesa çka bërë Erioni.

Të kuptohemi, unë nuk jam për burgun e askujt, por për trajtimin e barabartë të të gjithëve.

Le pastaj ta krahasojmë me privatizimin korruptiv të bazave detare të ushtrisë, ku gjeneral-presidenti Bajram dhe zonja Oltë duhet të japin llogari më shumë sesa gjithë kryetarët e bashkive të marrë së bashku.

Nuk po e krahasoj korrupsionin e Bulqizës me korruptimin e FBI, sepse këtë të fundit do duhet ta gjykojë Haga.. SPAK s’ka këllqe.

Kujtoj që SPAK është krijuar për të hetuar Bulevardin e Tiranës, aty ku fillon e mbaron korrupsioni.

Nëse duan duartrokitje për Bulqizën, ua japim, por nuk mjafton. Sidoqoftë mezi pres të lexoj akuzat e ngritura, që të kuptoj sa serioze janë hetimet…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.