SPAK i jep goditje të fortë korrupsionit në Elbasan
SPAK ka harruuar Inceneratorin e Tiranëes dhe korrupsionin masiv në të gjitha institucionet dhe nashkitë e vendit . Me dhjetëra denoncime e kallëzime flenë në eafte pot ama në Elbasan i ka dhënë një goditje dërrmuese .
SPAK vijon të tallet me besim e shqiptarëve. Pas arrestimit të Rovena Voda për një arkë peshk, SPAK ka finalizuar një aksion të madh arrestimesh në Elbasan për korrupsion me 50 mijë lekë dhe një qengj.
Katër ditë më parë u arrestuan dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan, Safer Shuka dhe Çelnik Toska, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa, kthenin makinat e bllokuara në këmbim të shumave 50 deri në 100 mijë lekë.
Në një rast ata kanë marrë si ryshfet edhe një qingj, detaj që e bën edhe më qesharak aksionin e SPAK, i cili nuk merret me korrupsionin madhor, por me dru, peshk dhe qengja.
SPAK është i detyruar nga legjislacioni penal të hetojë edhe korrupsionin deri në 50 mijë lekë, por misioni i tij për të cilin u ngrit është goditja e korrupsionit në nivele të larta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



