E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr në pyetje dy të arrestuarit, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin, Kodian Rjepaj
Uncategorized

SPAK merr në pyetje dy të arrestuarit, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin, Kodian Rjepaj

Biznesmeni fituesi i koncesionit 100 mln euro akuzohet për mashtrim dhe ka njohje me ish-ministrit e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si edhe me ish-zëvendësministrin, Klodian Rrjepaj.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Nën hetim për koncesonin është edhe ish-ministri, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte.

Ditën e djeshme (9 Janar) ai u mbajt 9 orë në Prokurorinë e Posaçme ku u pyet në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Hetimi për koncesionin

Tre dekada më parë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj ishin dy shokë klase dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Ata u takuan sërish në Tiranë njëzet vjet më vonë; i pari si zv.ministër i Shëndetësisë dhe i dyti si sipërmarrës i vogël në Itali, i cili e quante veten një “promotor biznesi”.

Rrapaj u kthye në vendlindje në nëntor 2013 për të marrë pjesë në nismën “Thuaji po Shqipërisë” – një takim me mjekë të diasporës – dhe pozoi përkrah kryeministrit Edi Rama, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe mikut të tij të vjetër, Klodian Rrjepaj.

Më pas, Rrapaj u shfaq në një seri takimesh zyrtare në Umbria të Italisë në vitet 2013-2014 përkrah ministrit Beqaj dhe zv.ministrit Rrjepaj, të trumbetuara në media si “bashkëpunime ndërkombëtare”, por që sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, qëllimi i vërtetë ishte përgatitja e një koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në favor të biznesmenit Rrapaj.

Koncesioni i sterilizimit është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama’ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Pasi hetoi për 3 vjet, Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi në gjykatë arrestimin e ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj dhe masa më të buta sigurie për gjashtë anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit.

Ajo është një ndër dosjet e para të denoncuara në Prokurorinë e Posaçme që prej vitit 2019, ndërkohë që vendimarrja vjen pas më shumë se katër vitesh hetime.

Ilir Rrapaj, një ish-emigrant shqiptar në Itali, u bë përfituesi kryesor i koncesionit të sterilizimit pasi vendosi kontakte me ish-ministrin Ilir Beqja dhe zyrtarë të tjerë socialistë.

Përmes kompanisë së tij të vogël me kapital 1 mijë euro të regjistruar në Prishtinë, Investital LLC, Rrapaj mori 40% të aksioneve në konsorciumin që fitoi koncesionin. Aksionet e tjera zotëroheshin nga kompanitë italiane Servizi Italia me 30%, Tecnosanimed me 15% dhe U.Jet me 15%.

Kontrata koncesionare shkaktoi ‘dhimbje koke’ në Ministrinë e Shëndetësisë pas nisjes së zbatimit të saj për shkak të kostove të larta, çka e detyroi ministrinë që ta rinegocionte atë, shkruan BIRN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.