E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nuk duhet aspak të veprojë me dy standarte para ligjit dhe  Ramës
Sot

SPAK nuk duhet aspak të veprojë me dy standarte para ligjit dhe Ramës

Naim Noka

Hetuesit e SPAK-ut dhe prokurorët e dinë më mirë se cilido nga ne që koncensioni i sterilizimit nuk do të bëhej kurrë po të mos donte Ilir Beqja dhe Edi Rama. Mbrëmë vonë u mësua se ishte arrestuar biznesmeni Ilir Rrapaj, dhe sot prisnim pranga në nivele të larta. Muratori emigrant në Perugia Ilir Rrapaj, arriti të fitonte një nga koncesionet më të majme në historinë e vendit, atë të sterilizimit.

Ai mori jo pak por 76 mln Euro nga taksat e popullit më të varfër të Europës.
Biznesmeni i panjohur dhe që njihet vetëm me anën e një fotoje që ka bërë me Kryeministrin Rama , një emigrant që nuk e kishte idenë sterilizimeve , u thirr “nën armë” nga Edi Rama dhe Ilir Beqja për të marrë thelën e 100 milionë eurove me PPP nga taksave tona.
Kjo histori nuk mund të jetë kaq e bukur as për filma por do kishte larguar çdo qeveri po të ishte në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut së në pjesën tjetër të Europës nuk do të merreshin më me politikë as Edi Rama dhe as Ilir Beqja. Do të duhej që shuma e abuzimit mbi kurrizin e ketij populli të kalonte mbi 100 mln euro që më së paku të vihej në pranga ish-ministri Ilir Beqja, por SPAK u mjaftua me arrestimin e ish-zëvendësministrit të Beqjas.
Një koncesion abuziv i këtyre përmasave do kishte banor në qeli me kohë kryeministrin e vendit. SPAK-u më së paku duhet të na tregojë se nuk varet shumë nga Rama.
Mjafton edhe mega-afera e inceneratorëve, për të kuptuar se hetuesit dhe prokurorët e SPAK hezitojnë të hetojnë para ligjit njëlloj si Erion Veliajn që ka firmat e tij mbi shkresa si Arben Ahmetajn, Lefter Kokën, apo Alqi Bllakon. Pse u deshën kaq vite që Ilir Rrapaj të merrte 76 MLN euro nga taksat tona?

Pse u deshën rreth 3 vite edhe pse media , opozita dhe aktorë të tjerë kërkonin të mos paguhenshin me taksat tona pronarët e inceneratorit të Tiranës sepse ishin shpallur në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri por morën dhjetëra MLN euro nga taksat e Tiranës, Durrësit, Shijakut e Kavajës?

Ju mendoni se në këtë rast, Ilir Rrapaj dhe një zëvendësministër ishin ‘kapot’ e koncensionit të sterilizimit 100 MLN eurosh?
Ju mendoni se në qeverinë Rama 3 radhazi bëhet ndonjë emërim apo tender publik e prokurim pa ditur gjë kryeministri?

Ju mendoni se dardhat e buta dhe pjeshkët e embla ja hanë pas shpine Bablokut?

Ju mendoni se me urdhër-arrestet ndonjë specialisti të thjeshtë dhe ndonjë zyrtar i nivelit të tretë do të justifikoni integritetin dhe pavarësinë që ju kanë besuar shqiptarët dhe amerikanët që kanē derdhur miliona për rrogat tuaja të majme?


E dinit se 76 milionë euro të taksapaguesve shumë të varfër shqiptarë kanë shkuar në xhepat e ILIRËVE që morën këtë koncesion skandaloz. ?

Para ligjit dhe çekiçit të drejtësisë duhet të jenë njëlloj si kryeministri Rama, Veliaj, Berisha, Meta, Basha dhe Safet Gjici.


Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.