E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“SPAK, po e dëgjon?!”- Kryemadhi reagon pas dëshmisë së Erion Veliajt për koncensionin e Inceneratorëve: E kupton shumë mirë se…
Politikë

“SPAK, po e dëgjon?!”- Kryemadhi reagon pas dëshmisë së Erion Veliajt për koncensionin e Inceneratorëve: E kupton shumë mirë se…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për dëshminë e Kryebashkiakut, Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për zbardhjen e koncensionit të Inceneratorëve.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi thekson se Veliaj i di shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ndërkohë që thotë se për miratimin e një vendimin për 30 mijë lekë të vjetra duhet vendim i Këshillit Bashkiak, jo më për një koncension 30-vjeccar.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.

Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, thekson Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.