SPIROPALI E PRERE: TANI KËRCËNIMEVE I KA ARDHUR FUNDI
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një lidhje direkte për emisionin ‘Opinion’ ka thënë se qeveria do të vazhdojë përpara për të mbajtur zgjedhjet lokale.
Sipas Spiropalit, kërcënimeve i ka ardhur fundi dhe PS është një forcë e përgjegjshme që zgjedh të mos bëj pazare.
Më tej Spiropali ka shtuar se në 2017 kanë dialoguar me besimin se në Shqipëri sedështakët do të pranonin zgjedhjet.
‘Ne as kemi vendosur as kemi zgjedhur mos ta kemi opozitën në zgjedhje, opozita ka vendosur të dalë nga sistemi dhe të braktisë zgjedhësit e saj. Besoj se kërcënimeve iu ka ardhur fundi, jemi një forcë e përgjegjshme që zgjedh të mos bëj pazare. Forcat e tjera nuk kanë toleruar, por kanë bërë pazar në tavolinë. E kemi bërë dhe ne në 2017 me besimin se në Shqipëri do t’ju vinte fundi që dështakët do të pranonin zgjedhjet’, tha Spiropali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



