E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodianit  6.2 milionë € vjedhje në vit
Uncategorized

“Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodianit 6.2 milionë € vjedhje në vit

Oligarku i Shëndetësisë Klodian Allajbeu mashtron me bilancet tatimore të “Spitalit Amerikan”, “Spitalit “International” (ish-Hygeia”) dhe me 10 bizneset e tjera të tij. Këtë e bën të ditur Pamflet, që ka siguruar një dosje me dokumente, që fakton evazionin fiskal me pasojë miliona euro vjedhje, që Klodian Allajbeu bën.

Allajbeu deklaron se “Spitali Amerikan” dhe krejt bizneset e tij dalin me humbje të mëdha, pas ardhjes në pushtet të PS, ndërsa deri në viitn 2013 ka deklaruar humbje të vogla. Në letrat zyrtare, del sikur Klodian Allajbeu i Allahut, prej 8 vitesh bën sevap me spitalet e tij dhe bën biznes me humbje, madje edhe duke marrë shpesh kredi bankare miliona Euro për të mirën e popullit.

Sipas dosjes zyrtare tatimore rezulton se “Spitali Amerikan” 100% në pronësi të Klodian Allajbeut, në vitin 2012 ka dalë me 1.8 milionë Euro humbje; në vitin 2013 me 850 mijë Euro humbje; në vitin 2015 me 750 mijë Euro humbje; në vitin 2016 me 410 mijë Euro humbje; në vitin 2017 me 2800 Euro humbje; në vitin 2018 me 1.3 milionë Euro humbje; në vitin 2019 me 180 mijë Euro humbje; në vitin 2020 me 200 mijë Euro humbje; në vitin 2021 me 1300 Euro humbje, ndërsa në vitin 2022 me 3200 Euro humbje.

Pra, mashtron e falsifikon sikur del me humbje dhe tatimet ia pranojnë bilancet false, spitalit më të frekuentuar nga zyrtarët e shtetit, biznesmenët, pasanikët, politikanët e kriminelët; kur çdo vit ai merr edhe 8 milionë Euro nga Koncesioni i Dializës e 7-9 milionë Euro tenderë në vit.

Për të justifikuar bilancet me gjoja humbje, më 1 mars 2022, Klodian Allajbeu ka zvogëluar kapitalin e Spitalit Amerikan me 90% të vlerës, duke e bërë 2.9 miliardë lekë nga 29 miliardë lekë të vjetra që e kishte.

Të njëjtën skemë mashtrimi, “biri i allahut” Klodian Allajbeu vazhdon e bën dhe me “Spitalin International” (ish Hygeia), të cilin qysh prej vitit 2018 kur e ka blerë e deri sot, raporton sikur del me 4-5 milionë Euro humbje në vit, duke bërë bilance false, të cilat tatimet ia pranojnë sepse është mik pazaresh me Bablokun.

Edhe firmën mjekësore “Anamark”, prej 7 vitesh e raporton me 8-50 milionë lekë humbje në vit. Firmën e tregut të madh ushqimor “EKMA” e raporton me 1 deri 2 milionë Euro humbje në vit.

Madje, Klodian Allajbeu që falet 3 herë në ditë në xhami, me humbje raporton në tatime edhe “Equos Resort” me pishina, restorant, hotel, suita druri, salla konferencash e hipizëm në Petrelë, që nuk e besojnë as kuajt e resortit.

Me humbje raporton dhe këto biznese, ku është 100% në pronar e në disa ortak me 40-50%.

ENERGY PROJECT/ Impiante energjie elektrike dhe import të saj.

N&S TELECOM/ Ofrimi i rrjeteve e shërbimeve të komunikimeve elektronike.

MEDICAL RECYCLING/ Trajtimi, riciklim e përpunim mbetjesh spitalore.

BLUE SEA MARICULTURE/ Rritje peshku në vaska, rezervuare dhe peshkim në laguna e det.

Con Energy Albania/ Punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh, ndërtime Civile, industriale, turistike deri në 9 kate e ndërtim rrugësh.

FUTURE CEMENT/ Prodhim e shfrytëzim materiale ndertimi si çimento, inerte lumi, gurore.

ËESTERN BALKANS UNIVERSITY/ Hapje Institucione të Arsimit të Lartë e kërkimi shkencor, si dhe hapje kurse parauniversitare, kurse gjuhe, shkolla profesionale.

Sipas informacionit, vetëm nga mashtrimi me bilancet false, Klodian Allajbeu i vjedh shtetit 6.2 milionë Euro në vit tatim xhiro, të ardhurash, fitimi, taksa dhe tarifa lokale e qendrore. SPAK nuk duhet të hesht.

Dokumente/ “Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodit të
Dokumente/ “Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodit të
Dokumente/ “Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodit të
Dokumente/ “Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodit të
Dokumente/ “Spitali Amerikan” dhe 10 firmat e Klodit të
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.