E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Standarde Afrikano Qendrore”, ish-deputeti flet për listën e barnave të rimbursueshme: Rrezikohen pacientët
Sot

“Standarde Afrikano Qendrore”, ish-deputeti flet për listën e barnave të rimbursueshme: Rrezikohen pacientët

Pas miratimit te listes se re te barnave te rimbursueshme reagon ish deputeti i PD-se, Tritan Shehu. farmaci-ilace Per te, kjo liste e re eshte e standardeve Afrikano Qendrore, me medikamente te pasigurta, me rrezik per pacientet, nderkohe qe qytetaret bashke me shendetin qe rrezikojne, rendojne edhe xhepin, pasi do detyrohen serish te paguajne alternativat e tjera. “Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo per cdo bar, si dhe ne terresi per fryme popullesie. Mungojne ne shumice barna jetike dhe cilesore ne treg, duke rrezikuar seriozisht pacientet”- shkruan Shehu ne faqen e tij ne FB.

Postimi i Tritan Shehut

Lista e re e rimbursimeve te medikamenteve, liste e standarteve Afrikano Qendrore. Asgje te re, vetem propagande rilindase si “shendetesia falas” dikur. Numri i preparatave aktive vazhdon reth 435 kur mezatarja europiane eshte mbi 2000: eshte shtuar kete vit me vetem dy, ndersa ne listat spitalore 5. Numri i form dozave per cdo princip aktiv vazhdon shume i vogel. Alternativat e para dominohen nga medikamente te origjinave te pa sigurta te “klienteve” rilindas, te cilat po shtohen duke larguar medikanentet e standarteve te EMA e te tjera te barazvlefeshme, apo duke detyruar pacientet t’i blejne ato. Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo per cdo bar, si dhe ne terresi per fryme popullesie. Mungojne ne shumice barna jetike dhe cilesore ne treg, duke rrezikuar seriozisht pacientet. Asnje perpjekje nuk po behet per te detyruar prodhimin vendas te permbushi standartet europiane te GMP. Agjensia e Kontrollit te barnave eshte shume larg kapaciteteve te domosdoshme dhe krejt e bllokuar tashme. Ky nivel tragjik i farmaceutikes sone, ka goditur rende edhe kete “sektor publik te menaxhuar nga privati”, operatoret e kompanite serioze te tij. Por mbi te gjitha godet e demton shendetin e qytetareve dhe “xhepin” e tyre, duke shtuar pagesat direkte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.