E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statuse  publike,  për ish Policin  e vrarë  në kryeqytet
Sot

Statuse publike, për ish Policin e vrarë në kryeqytet

Mithat Havari

Dora e krimit sonte egzekutoi për vdekje me breshëri plumbash ish zyrtarin e lartë te policisë së shtetit Artan Cukun .
Uroj qeë strukturat e policisë së Tiranës të zbulojnë dhe arrestojne sa më shpejt vrasësit .
Ngushëllime familjes së tij!

   Liljana Elmazi
E shokuar nga lajmi për vrasjen e ish drejtorit te policisë Vlor♪7, Z Artan Cuku , ushtarak me integritet..e Kam njohur personalisht ! Krimi që ka marrë zemer këto kohë nga Rilindja , duke I nxjerrë dhe nga qelitë, filloi të godasë edhe njerëzit e rendit .. Ngushëllime, familjes, bashkëshortes, ish studentes time !!! U prehsh ne paqe, ushtaraku që i sherbeve me përkushtim vendit!
Shoqata E Punonjesve Te Policise Ne Lirim – 2013

Me dhimbje të thellë mësuam se kolegu ynë Artan Cuku, nuk është më midis nesh. Dora burracake e krimit i mori jetën babait të devotshëm, bashkëshortit të përkushtuar dhe një oficeri model të Policisë së Shtetit.
Artan Cuku, ka shërbyer për më shumë se 15 vite në Policinë e Shtetit, ku edhe ka mbajtur detyra shumë të rëndësishme si zv.drejtor i Drejtorisë së Qarkut Fier, zv.drejtor i Qarkut Tiranë dhe para largimit nga radhët e organizatës ishte drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë. Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të marrin të gjitha masat për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje, që sipas të gjitha gjasave lidhet me detyrat e larta që kolegu Cuku ka patur deri në vitin 2013, në Policinë e Shtetit dhe luftën pa kompromis qe ai ka kryer ndaj krimit dhe elementëve kriminale. Kjo ngjarje e dhimbshme dhe po aq e rëndë, është tregues i situatës dramatike në të cilën ndodhet rendi dhe siguria në vend, nje gjendje qe flet per një shtet të kapitulluar para krimit. Paralelisht, ajo është një tjetër provë e shpërfilljes totale nga kjo qeveri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe drejtuesve aktualë të Policisë, per ish-punonjësit e policisë, të cilët janë liruar nga detyra për motive cinike e të paligjshme dhe tashmë ndodhen të ekspozuar, pa asnjë mbrojtje ndaj elementëve kriminalë, të bërë palë me këtë pushtet të kalbur e të korruptuar deri në palcë.
Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013 e percjell me pikëllimin me te thellë kete ngjarje dhe gjendet prane familjes e te afermve te oficerit, kolegut e mikut Artan Cuku.

ARTAN CUKU

Tan Cukun e njihja qe prej vitit 1989. Kaluam bashke me shume shoke te tjere, atehere 14-15 vjeç, vitet me te veshtira, por dhe te bukura, ne konviktin e Peshkopise. Me pas, une ne Tirane, ai neper rrethe duke sherbyer ne polici. Takoheshim rralle, por per mall, siç thoshte vete. Si para disa javesh, kur pime kafe poshte zyrave te tij.
Dje e vrane ne dere te shtepise. Pak rendesi ka kush e shkrepi kembezen e armes. Tanin e vrau kjo kuçeder e vogel me emrin Shqiperi. Ajo do te na vrase te gjitheve, perdite e nga pak, ne menyra e forma te ndryshme!

Te qofte dhéu i lehte, shok i vjeter!

 Artan Cuku u vra sot nga dora kriminale. Ai e deshi Policine, rendin dhe sigurine e qytetarëve më shume se jetën e tij. Sot une humba kolegun, Drejtuesin e talentuar e të përkushtuar, mikun tim shumë të çmuar. Padrejtësisht ju hoq kapelja dhe simbolet e policisë që aq shumë i deshi, për tu vrarë për shkak të këtyte simboleve dhe misionit që e pati qëllim të jetës së tij. U prehsh në paqe miku im.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.