E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sterkaj debat në Kuvend me  Braçen, Rama: Do jepnim mesazh të gabuar…
Politikë

Sterkaj debat në Kuvend me Braçen, Rama: Do jepnim mesazh të gabuar…

Debati për lojërat e fatit është kthyer sërish në Kuvend, pas një propozimi të Erion Braçes, për të vendosur taksë 30% për  të gjithë hotelet apo resorter me 5 yje që kanë edhe kazino.

Kundër kësaj kanë qenë deputetët e PS, ndërsa Paulin Stërkaj, tregoi dhe arsyen pse votoi kundër propozimit të kolegut të tij.

 

Brace ne Kuvend

“Nuk duhet lejuar as ne hotele me 5 yje e as me 6 yje, nëse do hiqet duhet hiqet për të gjithë. Nuk jam dakord as me Braçen për t’ia shtuar në 30% e as me ministrin. Do isha me i hek krejt, as me 65 yje, as me gjashtë yje., këtu po ndajmë shtresat, të pasurit kanë të drejtë me lujt, të varfërt nuk kanë të drejtë”, tha Sterkaj, pas votimit.

rama kuvend

Pas këtij diskutimi ka ndërhyrë dhe Rama që shpjegoi pse qeveria ka propozuar një mbështetje për hotelet me 5 yje që janë brand ndërkombëtar që kanë edhe kazino.

sterkaj

“Shumë pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente dhe opozitën e parlamentit dhe praktikisht gjithë dita ka qenë shumë e frytshme se janë bërë përmirësime të rëndësishme në draftin e buxhetit dhe paketën fiskale, por besoj se mesazhi i këtij buxheti dhe paketës është shumë pozitiv, pavarësisht e fokusi te disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe, ndërkohë për rastin konkret kujtoj se sot që flasim nuk kemi asnjë hotel me 5 yje, asnjë dhe me 5 yje kam parasysh atë që përmban edhe incentiva, brand global i certifikuar dhe nëse duam të zhvillojmë turizmit dhe të jemi konkurrues në rajon duhet të shikojmë se ca bëjnë të tjerët dhe falë ndryshimeve që kemi bërë në legjislacion, sot kemi potencial prej 15 brandesh globale që kanë shprehur interes për të investuar në vend.

Nuk është mbështetje që qeveria i bën të pasurve, por për ekonominë, se është ajo fashë që sjell të ardhurat, punësim dhe efekt zinxhir në produktivitetin e brendshëm. Do jepnim mesazh të gabuar te investitorët, kjo është arsyeja dhe nuk ka lidhje fare me ndalimin apo lejimin e bixhozit, kur ti kemi të diskutojmë për rritjen e taksës, por nuk mund të rrisim taksën kur nuk e kemi fare këtë gjë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.