Stop publikon pamjet e rralla,kur Lulzim Basha punonte si përkthyes
Ditën e sotme, emisioni Stop ka publikuar pamje të vitit 1999, kur Lulzim Basha vinte në Shqipëri me hetuesit e Hagës.
Në atë kohë, Basha punonte si përkthyes, duke dokumentuar krimet e luftës së serbëve ndaj popullsisë së Kosovës.
Gentian Zenelaj: Luli…është Luli me model flokësh “Backstreet Boys”.
Saimir Kodra: Keni ngatërruar pamjet. Është Edi Rama kryeministër, nuk është Pandeli Majko.
Gentian Zenelaj: Kur unë i kisha flokët si Sali Berisha, Luli i paska pasur si “Backstreet Boys”.
Saimir Kodra: E shikoni sa çun i ri ka qenë?
Gentian Zenelaj: Pandi me flokë të zeza, e pabesueshme.
Saimir Kodra: Janë pamje arkive, është koha kur Pandeli Majko ka qenë Kryeministër dhe Luli ka ardhur me një grup holandezësh dhe përkthente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



