E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strategjia e Veliajt dhe Ramës:Përça artistet e vidh truallin publik
Sot

Strategjia e Veliajt dhe Ramës:Përça artistet e vidh truallin publik

Neritan Sejamini

Strategjia më e fundit e Veliajt dhe Ramës për të dëmtuar kauzën e teatrit është sharja e artistëve që janë tërhequr apo nuk po kundërshtojnë më, për të çkurajuar kështu çdo lloj qëndrese të mëtejshme dhe për ta shpallur kauzën të humbur. Qëllimi është të mbillet kudo ideja se në Shqipëri çdo ideal ka vdekur, se të gjithë shiten apo janë shitur, prandaj nuk ja vlen të protestohet më për teatrin, ndaj duhet lënë Veliaj dhe Rama të bëjnë çfarë të duan.

Në fakt kauza e teatrit është kauzë e të gjithëve—artistët që protestuan për aq sa kanë protestuar i kanë bërë një nder të madh shoqërisë. Edhe ata artistë që protestuan fillimisht, që u përpoqën sa u përpoqën dhe që pastaj heshtën apo u tërhoqën, përsëri kontribuan. Ata nuk ndaluan apo nuk i morën vendin askujt tjetri për të protestuar apo ngritur zërin. Ata nuk propaganduan dhe nuk i kërkuan askujt që të mos protestojë.

Ndaj, nëse shikoni apo dëgjoni njerëz “të revoltuar” me artistët, të cilët përhapin idenë se “Lali Eri” fitoi se i bleu të gjithë, gjasat janë që ata vetë janë shitur tek “Lali Eri” në errësirë dhe gjatë ditës bëjnë të revoltuarin për të çkurajuar çdo njeri që proteston.

Çështja e teatrit nuk është çështje artistësh dhe as arti. Në thelb ai është një projekt i mirëmenduar për të grabitur truallin publik dhe ndërtuar godina të larta në qendër të Tiranës për përfitime korruptive dhe pastrim parash. Mbi të gjitha, nëse ky projekt zbatohet ai do të krijojë një precedent që nesër të prishet edhe Galeria e Arteve edhe ndërtesa e Sarajeve, edhe ish-godina e PD-së dhe shumë godina të tjera në qendër të Tiranës për të ndërtuar kulla dhe ndërtesa të tjera betoni. Projekti final është që Tirana të kthehet në një lavatrice gjigande të pastrimit të parave të drogës e të korrupsionit nën maskën e projekteve zhvillimore.

Çfarëdo që të thonë njerëzit e paguar për të çkurajuar protestën, e vërteta është se mjaftojnë një mijë qytetarë në shesh për ta zbythur këtë qeveri, bashki dhe polici të rrënuar dhe të kalbur në çdo aspekt. Ndaj, në vend që të ankohen, ata që duan teatrin dhe Tiranën le të bëhen njëri nga këta një mijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.