E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentët nuk ndalin rezistencën, bllokojnë rrugën
Uncategorized

Studentët nuk ndalin rezistencën, bllokojnë rrugën

Studentët do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Gazetarët informojnë se pritet të ketë një përshkallëzim të protestave me bllokimin e rrugëve nga ora 09:30 deri në orën 14:00

Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin bllokimin e rrugëve. Pritet ti bashkohen dhe studentë të Gjeologjisë.

Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i Arkitekturës kanë vendosur të mblidhen direkt përpara kryeministrisë ndërkohë studentë nga universitete të tjera do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi i Ekonomikut, kryqëzimin e rrugës se Elbasanit.

Kryefjala 

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.

Sot studentët e mjekësisë pritet të bëjnë një votim, po ose jo dialogut

Ndërkohë mësohet se sot, pas protestës studentët e mjekësisë kanë lënë për të bërë një votim nëse duan dialog apo jo. Argumenti i tyre pro dialogut është sepse nuk po arrijnë t’ia dalin dot.

Rama pritet të zhvillojë takime me pedagogë dhe studentë

Sipas burimeve kryeministri Edi Rama, ashtu siç bëri me studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, pritet që edhe sot ta bëjë me studentët e Arkitekturës, por edhe të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.