STUDENTËT PROTESTË POSHTË ZYRËS SË TIJ, RAMA KONFERENCË NË KRYEMINISTRI
Teksa studentët janë mbledhur sot në një protestë masive para Kryeministrisë, brenda kësaj godine kryeministri Rama po mban një konferencë.
Në Kryeministri ndodhen përfaqësues të Komitetit Manival të KE, trupë monitoruese për pastrimin e parave të paligjshme.
Ky komitet ka sjellë raportin për Shqipërinë lidhur me luftën kundër pastrimit të parave, që sipas Ramës ka sjellë rezultate pozitive.
“Për të gjitthë ata që nuk e dinë Komiteti ‘Manival’ i Këshillit të Europës, është trupë e përhershme monitoruese që vlerëson përputhshmërinë e një sistemi ligjor të një shteti me standarde ndërkombëtare të pastrimit të parave si dhe detyra për të lënë rekomandime për autoritetet shtetërore për parandaliminn dhe luftimin e këtyre fenomeneve. Është folur kaq shumë për luftën e qeverisë për pastrimin e parave ku janë shitur edhe copëza letrash nxjerrë nga materiale të rëndomta, saqë ky raport vjen vërtet në kohën e duhur si një dokument që sjell integritet që duke u krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të bërë nga ky komitet na vendos në një pozicion të mirë për të qenë krenar për punën që kemi bërë, por të kuptojmë që puna e bërë është e pamjaftueshme”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



